Trump paralajmëron Iranin: Do të mbani përgjegjësi nëse Huthit sulmojnë sërish anijet në Lindjen e Mesme
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Iranit, duke deklaruar se Teherani do të mbahet përgjegjës nëse rebelët Huthi vazhdojnë sulmet ndaj anijeve në Lindjen e Mesme.
Në një deklaratë publike, Trump tha se Huthit veprojnë si një forcë zëvendësuese (proxy) e Iranit dhe se çdo sulm i ri do të sjellë pasoja të rënda ushtarake.
“Nëse e bëjnë këtë përsëri, Shtetet e Bashkuara do ta mbajnë Iranin përgjegjës, pasi Huthit janë një forcë surrogate dhe/ose proxy e Iranit. Ndëshkim i madh ushtarak do të ushtrohet ndaj Iranit dhe, natyrisht, edhe ndaj Huthive”, deklaroi presidenti amerikan.
Trump shtoi se ishte i zhgënjyer pasi, sipas tij, Huthit kishin vepruar “në mënyrë shumë profesionale dhe të zgjuar” deri tani, por gjatë natës hapën zjarr ndaj dy anijeve saudite.
Deklarata e presidentit amerikan vjen në një kohë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ku sulmet ndaj anijeve tregtare dhe ushtarake kanë rritur shqetësimet për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit në rajon.
Flaka
















