Instagram ashpërson kontrollet ndaj profileve të krijuara me AI që paraqiten si njerëz real

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Shtator, 2026 14:48

Instagram ashpërson kontrollet ndaj profileve të krijuara me AI që paraqiten si njerëz real

Instagram po forcon kontrollet ndaj profileve që përdorin persona të krijuar me inteligjencë artificiale dhe paraqiten sikur janë njerëz real, në një përpjekje për të rritur transparencën dhe për të mbrojtur përdoruesit nga mashtrimet.

Platforma pritet të ndryshojë etiketën “AI creator” në “AI-generated profile”, duke e bërë më të qartë se pas një profili që duket si një person real mund të mos qëndrojë një individ i vërtetë.

Sipas Instagramit, kompania ka marrë ankesa nga përdorues që janë ndier të mashtruar pasi kanë ndjekur profile që dukeshin si njerëz real, për të zbuluar më vonë se personazhet ishin krijuar tërësisht nga inteligjenca artificiale.

Profilet që përdorin persona të gjeneruar nga AI, por nuk e bëjnë të qartë këtë fakt, mund të identifikohen nga platforma dhe të përballen me kufizime në shpërndarje. Postimet e tyre mund të mos rekomandohen për përdoruesit që nuk i ndjekin, veçanërisht në seksionet Reels dhe Explore.

Në rast se një profil etiketohet gabimisht, pronari do të ketë mundësi të apelojë vendimin.

Instagram thekson se masa nuk nënkupton se çdo përdorim i inteligjencës artificiale do të çojë në etiketimin e një profili. Përdorimi i mjeteve AI për krijimin ose modifikimin e fotografive, videove dhe materialeve të tjera nuk do të thotë domosdoshmërisht se profili duhet të klasifikohet si i krijuar nga AI.

Fokusi kryesor është te profilet ku vetë personazhi paraqitet si një individ real, ndërsa në të vërtetë është krijuar nga inteligjenca artificiale.

Masa vjen në një kohë kur “AI influencers” po bëhen gjithnjë e më bindës dhe më të vështirë për t’u dalluar nga njerëzit real, duke ngritur shqetësime për mashtrimet, transparencën dhe mënyrën se si përdoruesit ndërveprojnë me përmbajtjen në rrjetet sociale.

Flaka

72

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Shtator, 2026 14:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
72

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut