Mediat gjermane, duke cituar burimet e sigurisë, raportojnë se nga hetimet e deritanishme për dronin e gjetur në aeroportin e Leipzigut ka të dhëna që tregojnë për përfshirjen e një shërbimi të inteligjencës ruse.
Sipas tyre, qeveria pritet të akuzojë direkt Rusinë për atë ngjarje dhe mund të përgatisë sanksione të reja kundër Moskës në koordinim me aleatët. Në fillim të gushtit punonjësit e aeroportit gjetën një dron të mbushur me eksploziv dhe një detonator pranë një avioni mallrash ukrainas.
Autoritetet gjermane deri tani e kishin cilësuar incidentin pjesë të një lufte hibride kundër Evropës, duke mos akuzuar drejtpërdrejt Moskën.
“Nuk ka reagim të tepruar nga ana jonë, por ka një përgjigje kur sulmohemi”- tha ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul.
“Rusia duhet ta kuptojë se Gjermania është një forcë stabilizuese në Evropë, një forcë që është gjithmonë e gatshme të negociojë, por nuk do të frikësohet në asnjë mënyrë.”- deklaroi ai.
Rusia ende nuk ka reaguar, por më herët i ka hedhur poshtë akuzat e ngjashme duke i cilësuar si provokime të sajuara dhe një valë të re histerie antiruse në Gjermani.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Linda Limani
1 Shtator, 2026 16:34
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.