Rama pas varrimit të Mlladiqit mesazh Serbisë: Kasapi s’mund të përcillet me funeral shtetëror

Tina Baliu
Botuar nga Tina Baliu 5 Shtator, 2026 23:11

Rama pas varrimit të Mlladiqit mesazh Serbisë: Kasapi s’mund të përcillet me funeral shtetëror

Në funksion të idesë së tij për një integrim gradual të vendeve kandidate në Bashkimin Europian, kryeministri shqiptar Edi Rama solli në vëmendje edhe Serbinë dhe mënyrën se si Europa duhet të ndërveprojë me Beogradin.

Rama iu referua rastit të Ratko Mlladiqit, të cilin e cilësoi si “kasapin e Ballkanit”, duke komentuar vendimin për t’u përcjellë me homazhe shtetërore drejt banesës së fundit.

Sipas Ramës, raste të tilla janë pikërisht arsyeja pse Serbia duhet të jetë e përfshirë në tryezën europiane, ku vendeve kandidate mund t’u kërkohet llogari dhe t’u përcillen qartë standardet që duhet të respektojnë.

“S’mund të bësh funeral shtetëror për një kasap”, tha Rama, duke argumentuar se izolimi i Serbisë nuk do të ishte zgjidhja e duhur, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

Kryeministri e përshkroi Serbinë me një tjetër metaforë, duke e cilësuar si një “lloj kafshe shumë interesante dhe të çuditshme në xhunglën e Ballkanit Perëndimor”.

“Serbia është një lloj kafshe shumë interesante dhe e çuditshme në xhunglën e Ballkanit Perëndimor. Çfarë është më mirë? Ta kesh në tryezë dhe t’i thuash: ‘S’mund të bësh funeral shtetëror për një kasap’, apo ta lësh aty, në ujëra të pasigurta, dhe të krijojë një situatë skizofrenike mes Europës, Kinës, Amerikës dhe Rusisë?”, u shpreh Rama.

Në këtë kontekst, kryeministri e lidhi rastin e Serbisë me vizionin e tij për zgjerimin e BE-së: vendet kandidate, sipas tij, duhet të afrohen gradualisht me strukturat europiane dhe të jenë në tryezë, ndërsa përmbushin kriteret dhe përballen me kërkesat politike të vendeve anëtare.

“Kjo është qasja ime dhe duhet të ndodhë tani”, përfundoi Rama.

29

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Tina Baliu
Botuar nga Tina Baliu 5 Shtator, 2026 23:11
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
29

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“