Nga Serie B në Champions, Fàbregas po bën mrekulli me Comon

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Nëntor, 2026 14:55

Nga Serie B në Champions, Fàbregas po bën mrekulli me Comon

Cesc Fàbregas po dëshmon se është një nga trajnerët më interesantë të futbollit evropian. Nën drejtimin e tij, Como po përjeton një periudhë fantastike, duke kaluar nga Serie B në skenën më të madhe të futbollit evropian.

Spanjolli iu bashkua Comos si futbollist në vitin 2022, ndërsa në nëntor të vitit 2023 mori drejtimin e ekipit të parë, në kohën kur klubi garonte në Serie B.

Tashmë, vetëm tre vjet më vonë, Como renditet në vendin e katërt në fazën e ligës së Champions League, me 19 gola të shënuar në katër ndeshje.

Fitorja historike 9-1 ndaj Lensit është dëshmia më e madhe e fuqisë sulmuese të skuadrës. Me këtë rezultat, Como u bë ekipi i parë që shënon nëntë gola në një ndeshje të Champions League në transfertë, ndërsa barazoi rekordin e fitores me diferencën më të madhe në histori të këtij kompeticioni.

Në këtë mënyrë, Fàbregas po ndërton një projekt mbresëlënës, duke e shndërruar Comon në një nga surprizat më të mëdha të futbollit evropian.

Flaka

15

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Nëntor, 2026 14:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
15

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut