Kanosje ndaj personave zyrtarë në Dibër, kallëzim penal ndaj 52-vjeçarit

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Nëntor, 2026 15:39

Kanosje ndaj personave zyrtarë në Dibër, kallëzim penal ndaj 52-vjeçarit

NJPB Dibër ka ngritur kallëzim penal kundër një 52-vjeçari nga Dibra, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“.

Sipas njoftimit policor, ngjarja ka ndodhur më 29 tetor 2026, kur i dyshuari dyshohet se ka kanosur dhe frikësuar persona zyrtarë të Shoqërisë Aksionare për Ndërtim dhe Menaxhim me Hapësirë Banesore dhe Afariste, në përpjekje për t’i penguar gjatë kryerjes së detyrave të tyre zyrtare.

Sipas policisë, 52-vjeçari i ka ndjekur me automjetin e tij, ua ka zënë pritën dhe ua ka ndaluar automjetin zyrtar. Po ashtu, me sjellje agresive dhe thirrje të pahijshme, dyshohet se ka tentuar t’ua marrë telefonin zyrtar.

Personat zyrtarë po vepronin për parandalimin e uzurpimit të një objekti afarist në pronësi shtetërore, të cilin dyshohet se e kishte uzurpuar 52-vjeçari.

Flaka

14

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Nëntor, 2026 15:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
14

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut