Domatja dhe shëndeti: Kur mund të shkaktojë shqetësime konsumimi i saj?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Nëntor, 2026 19:53

Domatja dhe shëndeti: Kur mund të shkaktojë shqetësime konsumimi i saj?

Domatja është një ushqim i pasur me vitamina, fibra dhe antioksidantë, por te disa persona konsumimi i saj mund të shkaktojë shqetësime, veçanërisht kur bëhet fjalë për probleme të caktuara shëndetësore.

Për shkak të përmbajtjes së acideve, domatja mund të përkeqësojë simptomat e refluksit gastroezofageal dhe urthin te personat që janë të ndjeshëm ndaj ushqimeve acidike.

Në disa raste, konsumimi i produkteve të domates mund të shoqërohet edhe me shqetësime të tretjes, si fryrje barku, gazra, të përziera ose diarre. Gjithashtu, personat që kanë alergji ndaj domates mund të përjetojnë kruajtje, skuqje dhe reaksione të tjera alergjike.

Megjithatë, jo të gjitha pretendimet për efektet negative të domates janë të vërtetuara shkencërisht. Nuk ka prova bindëse se konsumimi i saj dobëson sistemin imunitar apo shkakton kancer të prostatës. Përkundrazi, studimet e deritanishme tregojnë se domatja përgjithësisht është e sigurt dhe mund të jetë pjesë e një ushqyerjeje të shëndetshme.

Flaka

21

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Nëntor, 2026 19:53
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
21

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“