BE-ja miraton patentën nga mosha 17-vjeçare, ja kushti për shoferët e rinj

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 6 Nëntor, 2026 15:15

BE-ja miraton patentën nga mosha 17-vjeçare, ja kushti për shoferët e rinj

Të rinjtë në vendet e Bashkimit Evropian do të mund të pajisen me patentë shoferi të kategorisë B që në moshën 17-vjeçare, por deri në mbushjen e 18 viteve do të duhet të drejtojnë automjetin vetëm nën shoqërinë e një shoferi me përvojë.

Sipas direktivës së re evropiane, personi shoqërues duhet të jetë së paku 24 vjeç, të ketë patentë shoferi prej më shumë se pesë vitesh dhe të mos ketë pasur ndalim të drejtimit të automjetit gjatë pesë viteve të fundit. Shtetet anëtare mund të vendosin edhe kushte shtesë.

Megjithatë, këto rregulla nuk zbatohen menjëherë. Vendet anëtare kanë afat deri më 26 nëntor 2028 për t’i miratuar dhe zbatuar masat për drejtimin e shoqëruar nga 17-vjeçarët. Direktiva hyri në fuqi më 25 nëntor 2025.

Ndërkohë, në Gjermani është ngritur një propozim nga CSU-ja që drejtimi i shoqëruar të lejohet që nga mosha 16-vjeçare. Kjo ide kërkon ndryshime në nivel evropian dhe nuk është ende rregull në fuqi.

Qëllimi i ndryshimeve është që shoferët e rinj të fitojnë më shumë përvojë në trafik dhe të rritet siguria rrugore.

Flaka

16

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 6 Nëntor, 2026 15:15
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
16

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“