Ali Ahmeti përkujton Tahir Hanin: Për më shumë se katër dekada ecëm së bashku mbi të njëjtat ideale

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Nëntor, 2026 19:19

Ali Ahmeti përkujton Tahir Hanin: Për më shumë se katër dekada ecëm së bashku mbi të njëjtat ideale

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka kujtuar figurën dhe kontributin e Tahir Hanit në një Akademi Përkujtimore të mbajtur në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, duke vlerësuar angazhimin e tij në çështjen kombëtare, politike dhe institucionale.

Ahmeti, i cili tha se me Tahir Hanin e lidhte një miqësi dhe bashkëpunim prej më shumë se katër dekadash, theksoi se së bashku kishin ndarë të njëjtat ideale dhe kishin vepruar në kuadër të Lëvizjes Kombëtare.

„Tahir Hanin e kam njohur për më shumë se katër dekada. Kemi ecur së bashku, kemi punuar dhe vepruar mbi të njëjtat ideale, fillimisht në kuadër të Lëvizjes Kombëtare, e cila kulmoi me themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare”, ka deklaruar Ahmeti.

Ai rikujtoi gjithashtu angazhimin e Hanit në BDI që nga themelimi i kësaj partie, si dhe kontributin e tij në institucione të ndryshme të vendit.

Sipas Ahmetit, Tahir Hani kishte ushtruar disa funksione të rëndësishme, përfshirë atë të deputetit në Kuvend, ministrit dhe zëvendësministrit në pushtetin ekzekutiv, si dhe së fundmi zëvendëssekretarit të përgjithshëm të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Një dimension të veçantë të veprimtarisë së tij, Ahmeti e veçoi edhe angazhimin për themelimin e Universitetit “Nënë Tereza” dhe sigurimin e hapësirave në ish-kazermën “Ilinden” në Shkup, ku sot funksionon ky institucion i arsimit të lartë në gjuhën shqipe.

„Kontributi i tij nuk matet vetëm me funksionet që ushtroi, por mbi të gjitha me idealet që i shërbeu, me përgjegjësinë që dëshmoi dhe me gjurmët që la në rrugëtimin tonë të përbashkët politik, kombëtar dhe institucional”, theksoi Ahmeti.

Në mesazhin e tij përkujtimor, kreu i BDI-së shprehu mirënjohje për jetën dhe veprën e bashkëveprimtarit të tij, duke nënvizuar se kujtimi dhe kontributi i Tahir Hanit do të mbeten pjesë e historisë së përbashkët.

„Miku im i shtrenjtë, Tahir, kujtimi për ty do të mbetet i gjallë, ndërsa vepra dhe kontributi yt do të jenë pjesë e historisë sonë të përbashkët”, përfundoi Ahmeti. Gazeta Flaka

26

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Nëntor, 2026 19:19
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
26

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“