Arkin Jahiji nesër pranon mandatin si kryetar i Komunës së Bërvenicës

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Nëntor, 2026 19:49

Arkin Jahiji nesër pranon mandatin si kryetar i Komunës së Bërvenicës

Arkin Jahiji, kryetari i zgjedhur i Komunës së Bërvenicës, nesër në orën 11:00 do të pranojë zyrtarisht mandatin nga Komisioni Komunal Zgjedhor.

Lajmin e ka bërë të ditur Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), përmes një njoftimi drejtuar përfaqësuesve të mediave.

„Ju informojmë se nesër në ora 11:00 do të bëhet pranimi i mandatit nga ana e Kryetarit të Komunës së Bërvenicës, z. Arkin Jahiji, prej Komisionit Komunal Zgjedhor në Komunën e Bërvenicës”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Ndërkohë, Jahiji ka ndarë një mesazh publik, duke theksuar se pas dy muajsh të angazhuar, ka shfrytëzuar të dielën për të kaluar kohë pranë familjes, ndërsa nga nesër rikthehet në detyrën e tij të re.

„Pas dy muajsh të ngarkuar me përkushtim, një e diel e qetë pranë familjes. Nga nesër, në krye të detyrës, me përgjegjësi, përkushtim dhe energji të reja”, ka shkruar Jahiji.

Ai ka përcjellë gjithashtu urime për qytetarët, duke u dëshiruar paqe, shëndet dhe harmoni në familjet e tyre. Gazeta Flaka

26

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Nëntor, 2026 19:49
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
26

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“