Real Madridi përgatit goditjen e madhe, Michael Olise në radarët e Florentino Perezit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Nëntor, 2026 20:30

Real Madridi përgatit goditjen e madhe, Michael Olise në radarët e Florentino Perezit

Real Madridi nuk ka hequr dorë nga ëndrra për të transferuar Michael Olisen, i cili po shkëlqen me fanellën e Bayern Munichut dhe është shndërruar në një nga objektivat e rëndësishëm të gjigantit spanjoll.

Sipas gazetës prestigjioze franceze L’Équipe, interesimi i madrilenëve për yllin francez mbetet i fortë, ndërsa në grumbullimin e Kombëtares së Francës kanë nisur edhe bisedat që mund ta afrojnë atë me Santiago Bernabéun.

Kylian Mbappé dhe Ibrahima Konaté thuhet se po i flasin Olises për projektin e Real Madridit dhe për mundësitë që ofron gjiganti spanjoll. Edhe Eduardo Camavinga është përmendur në këtë kontekst.

Megjithatë, pengesa kryesore mbetet Bayern Munichu. Drejtuesit bavarezë planifikojnë të diskutojnë me përfaqësuesit e futbollistit për rinovimin e kontratës, e cila aktualisht është e vlefshme deri në vitin 2029.

Nëse palët nuk arrijnë marrëveshje për një kontratë të re, largimi i Olises në verën e vitit 2027 nuk përjashtohet. Një mundësi që Real Madridi po e ndjek me shumë vëmendje.

Florentino Perez mund të jetë duke përgatitur një tjetër goditje të madhe në merkato, ndërsa Mbappé dhe bashkëlojtarët e tij francezë mund të luajnë një rol të rëndësishëm në bindjen e Olises për të zgjedhur Madridin.

Flaka

123

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Nëntor, 2026 20:30
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
123

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!