“Dashuria për këtë klub nuk vdes kurrë”, Carrick prek tifozët me mesazhin emocionues pas largimit
Michael Carrick ka publikuar një mesazh emocionues drejtuar tifozëve të Manchester Unitedit, pas largimit nga posti i trajnerit të klubit anglez.
Në letrën e tij, Carrick shprehu mirënjohjen për mundësinë që pati të drejtonte klubin që e cilëson si dashurinë e tij, duke theksuar se Manchester United është një skuadër unike, me histori, vlera dhe tradita të veçanta.
Ai falënderoi veçanërisht tifozët për mbështetjen e vazhdueshme, edhe në momentet e vështira kur rezultatet nuk ishin në nivelin e pritur.
“Dua t’ju them një falënderim të madh tifozëve. Ju jeni një kategori e veçantë, e rrallë. E di që rezultatet nuk kanë qenë të mira kohët e fundit, por ju më keni treguar vetëm dashuri dhe mbështetje”, shkroi Carrick.
Në fund të mesazhit të tij, ish-trajneri i Unitedit ndau edhe një nga fjalitë më prekëse:
“Ajo dashuri nuk vdes kurrë.”
Carrick gjithashtu theksoi se përvoja e drejtimit të Manchester Unitedit do të mbetet një privilegj i jashtëzakonshëm për të, duke falënderuar të gjithë tifozët që e mbështetën gjatë kësaj periudhe.
Flaka











