Kryesia e BDI-së në Gostivar diskuton prioritetet dhe aktivitetet për periudhën në vijim
Kryesia e Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Gostivar ka mbajtur të hënën mbrëma mbledhjen e radhës, ku janë diskutuar zhvillimet aktuale politike, funksionimi i strukturave partiake dhe prioritetet për periudhën e ardhshme.
Mbledhja është mbajtur më 16 nëntor 2026, në orën 20:00, në selinë e Degës së BDI-së në Gostivar.
Sipas njoftimit të Degës, diskutimet janë zhvilluar në frymë të hapur dhe konstruktive, ndërsa anëtarët e Kryesisë kanë shprehur qëndrimet, vlerësimet dhe propozimet e tyre lidhur me situatën aktuale politike dhe nevojën për organizim më efikas të strukturave partiake.
Vëmendje e veçantë, sipas njoftimit, i është kushtuar koordinimit të aktiviteteve, forcimit të komunikimit ndërmjet strukturave dhe rritjes së përfshirjes së anëtarësisë në proceset dhe angazhimet e Degës.
Në përfundim të mbledhjes, është theksuar rëndësia e vazhdimit të punës së përbashkët, me përgjegjësi dhe përkushtim, si dhe e komunikimit më të drejtpërdrejtë me anëtarësinë.
Nga Dega e BDI-së në Gostivar bëjnë të ditur se mbledhja ka përfunduar me zotimin për vazhdimin e angazhimit të përbashkët dhe realizimin e aktiviteteve të planifikuara. Gostivari Sot














