Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, por në disa rrugë ka kufizime dhe rrezik nga rrëshqitjet e dheut
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, por në disa segmente rrugët janë të lagështa. Në aksin Kalishtë – Radozhdë, në afërsi të lokalitetit Ellen Kamen, është vendosur regjim i alternuar i qarkullimit.
Nga kompania DPPU „Stenton Gradba“ DOO Manastir informojnë se nga 17 nëntori 2026, në rrugën rajonale R1208, në segmentin Kalishtë – Radozhdë, te lokaliteti Ellen Kamen, komunikacioni zhvillohet në mënyrë të alternuar, përmes një korsie të vetme.
Është vendosur regjim i qarkullimit në të dy drejtimet, me lëshim të alternuar të automjeteve nëpër një korsi të përbashkët të lirë.
Intensiteti i komunikacionit jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Nga 15 nëntori 2026 ka hyrë në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale atmosferike. Ky detyrim do të vlejë deri më 15 mars 2027.
Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) apelojnë për përshtatjen e shpejtësisë me kushtet e rrugës, respektimin e sinjalistikës dhe kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve.
Vëmendje e veçantë kërkohet në rrugët që kalojnë nëpër lugina, përgjatë shtretërve të lumenjve dhe nëpër gryka, ku ekziston rreziku nga rrëshqitjet e dheut dhe gurët në rrugë.
Ky paralajmërim vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Flaka Media














