Kuvendi sot vazhdon seancën me pyetjet e deputetëve të opozitës, arrihet marrëveshje për pauzat

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Nëntor, 2026 09:16

Kuvendi sot vazhdon seancën me pyetjet e deputetëve të opozitës, arrihet marrëveshje për pauzat

Pas ndërprerjes më 12 nëntor, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do të vazhdojë seancën e 130-të me pyetjet e deputetëve të opozitës.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, bëri të ditur se është arritur marrëveshje mes shumicës dhe opozitës që pauzat në të ardhmen të mos llogariten në dy orët e parapara për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve.

Gashi sqaroi se marrëveshja është arritur pas interpretimeve të ndryshme të Rregullores së Kuvendit. Palët janë dakorduar gjithashtu që pauzat të mos shkaktojnë shtyrjen e parashtrimit të pyetjeve.

Në rend dite të seancës janë edhe disa propozim-ligje dhe vendime, ndër të cilat ndryshimet në Ligjin për privatizimin dhe dhënien me qira të tokës ndërtimore, ligjet për ndërtim, peshkim dhe akuakulturë.

Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu propozimet për zgjedhjen e anëtarëve të trupave kuvendore dhe delegacioneve.

Në mesin e pikave të rendit të ditës është edhe Rezoluta për politikën e migracionit për periudhën 2026–2030.

Flaka Media

19

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Nëntor, 2026 09:16
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
19

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë