Kronikë: Arrestime në disa qytete, drogë, dhunë familjare dhe vjedhje – dhjetëra raste në 24 orët e fundit

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Nëntor, 2026 12:51

Kronikë: Arrestime në disa qytete, drogë, dhunë familjare dhe vjedhje – dhjetëra raste në 24 orët e fundit

Më 17/18.11.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup i kanë privuar nga liria V.H. (18), R.K. (27), B.L. (37), B.L. (38), K.I. (44), M.N. (20) dhe një 17-vjeçar, të gjithë nga Shkupi, për shkak se u janë gjetur dhe konfiskuar lëndë pluhurore e bardhë, lëndë pluhurore, marihuanë dhe thërrmuese. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër J.O. (37) nga fsh. Çiflik, Komuna e Çeshinovës-Obleshevës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 23.08.2025, në fsh. Çiflik, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të kallëzuarit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

Më 17.11.2026, në orën 20:30, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria S.S. (39) nga Kumanova. Ai dyshohet se gjatë fundjavës së kaluar, në bul. „Revolucioni i Tetorit“ në Kumanovë, me përdorimin e forcës ka hyrë në objekte afariste dhe ka marrë sende dhe para. S.S. është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër A.B. (42) nga fsh. Reçicë e Madhe, rrethina e Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 11.08.2025, në një kazino në Tetovë, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje, me ç’rast në tualetin e meshkujve është gjetur dhe konfiskuar kokainë, ndërsa pas analizave të kryera është konstatuar se i kallëzuari kishte përdorur kokainë.

Më 17.11.2026, rreth orës 20:00, SPB Strumicë është njoftuar se në rr. „5 Nëntori“ në Strumicë, 35-vjeçari Xh.Sh. nga Strumica ka marrë lëndime të rënda trupore nga goditja e një automjeti udhëtarësh. Me fjalë të tjera, ai i kishte parkuar dy automjetet e tij të udhëtarëve, „Peugeot“ dhe „Mercedes“, me targa të Strumicës, në rrugë, njëri pas tjetrit. Me këtë rast, Xh.Sh. nuk i kishte ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për parkim të sigurt dhe automjeti „Mercedes“ kishte lëvizur vetiu dhe e ka goditur atë dhe automjetin „Peugeot“, i cili ishte parkuar i pari. Menjëherë pas aksidentit, Xh.Sh. është dërguar në Qendrën Mjekësore në Strumicë, ku i janë konstatuar lëndimet. Një ekip i SPB Strumicë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër R.B. (35) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Dhunë“. Më 20.07.2026, në Tetovë, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, i kallëzuari e ka sulmuar E.H. (21) me një send të mprehtë.

Më 18.11.2026, në orën 01:30, në Pehçevë, nëpunës policorë të Zyrës Policore në Pehçevë e kanë privuar nga liria I.K. (50) nga Pehçeva. Sipas kallëzimit, ai më 17.11.2026, rreth orës 22:00, fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij 47-vjeçare. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër R.E. (63) nga fsh. Pallaticë, Tetovë, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale „Dhunë ndaj fëmijës“. Më 28.08.2026, në fsh. Leshnicë e Sipërme, i kallëzuari ka sulmuar me një send druri një fëmijë 11-vjeçar nga fsh. Përshefcë, rrethina e Tetovës.

NJPB Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal kundër një të mituri 17-vjeçar nga një fshat i Kërçovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Nëpunës policorë të policisë kriminalistike kanë ushtruar kontroll ndaj të kallëzuarit, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe sende me mbetje të marihuanës.

Më 17.11.2026, në orën 18:50, në SPB Shtip, një grua 49-vjeçare nga Shtipi ka denoncuar se partneri i saj D.Sh. (42) nga Shtipi e kishte kërcënuar. Është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të vijojë kallëzim përkatës.

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër S.M. (45) nga fsh. Bogovinë, rrethina e Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Dhunë ndaj fëmijës“. Më 20.08.2026, në fsh. Bogovinë, i kallëzuari fizikisht ka sulmuar një fëmijë 10-vjeçar.

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër B.A. (37) nga fsh. Gllumovë, rrethina e Shkupit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „Mashtrim“ dhe „Falsifikim i dokumentit“. Gjatë muajit prill të vitit 2026, i kallëzuari e ka mashtruar një person nga një fshat i Tetovës gjatë shitblerjes së një automjeti udhëtarësh të markës „Land Rover“, në vlerë prej 830.250 denarësh, përkatësisht si dëshmi për kryerjen e pagesës kishte dorëzuar një urdhërpagesë të falsifikuar.

Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë i kanë privuar nga liria gjashtë persona për shkak të kryerjes së veprës penale „Drejtimi i pakujdesshëm i automjetit“, sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Prej tyre, tre persona kanë drejtuar automjete udhëtarësh me masë aktive ndalimi për drejtimin e automjetit motorik, përkatësisht: S.S. (35) nga Kërçova, Sh.F. (58) nga fsh. Çiçevë, Komuna e Gradskos dhe M.P. (42) nga fsh. Stajkovcë, rrethina e Shkupit. Dy persona kanë drejtuar automjete nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht: B.S. (40) nga Prilepi dhe T.L. (74) nga Radovishi. Ndërsa, pa e dhënë provimin e vozitjes ka drejtuar automjetin E.R. (30) nga fsh. Moranë, Komuna e Studeniçanit. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse.

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër D.M. (19) nga fsh. Gajre, rrethina e Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“ dhe „Prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar me armë dhe me lëndë shpërthyese“, si dhe kundër R.M. (59) nga fsh. Gajre, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Ndihmë kryerësit pas kryerjes së veprës penale“. Më 10.10.2025, në Tetovë, personi i kallëzuar i parë, me automjet udhëtarësh, nuk është ndalur në shenjën e dhënë për ndalim nga nëpunësit policorë, ka kaluar në korsinë e kundërt të rrugës dhe pas një kohe të shkurtër e ka braktisur automjetin dhe ka vazhduar të lëvizë në këmbë. Me këtë rast, atij i ka rënë një pistoletë „Çeska Zbrojovka Vzor 70“ e kalibrit 7,65 mm me municion. Pasi ka shkuar në autolarjen e personit të kallëzuar të dytë, ky i fundit i ka dhënë një automjet tjetër udhëtarësh „Peugeot“ që të largohet.

Mbrëmë (18.11.2026), në orën 03:30, në Gjevgjeli, nëpunës policorë nga SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli e privuan nga liria Gj.K. (47) nga Gjevgjelia. Sipas kallëzimit, rreth orës 01:00, në shtëpinë familjare, ai është sjellë në mënyrë agresive ndaj nënës së tij 72-vjeçare. Personi është mbajtur në Stacionin Policor Gjevgjeli, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të rastit do të paraqitet kallëzim përkatës.

SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër një personi juridik dhe Gj.Ç. (67) nga Kavadari, pronar dhe menaxher i personit juridik, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale „Keqpërdorimi i pozitës dhe autorizimit zyrtar“. Personi i kallëzuar i dytë, si organ mbikëqyrës në personin juridik të kallëzuar të parë, kishte hartuar dhe nënshkruar raport teknik dhe kishte vënë në përdorim një kompleks hotelier në Ohër, edhe pse ai ishte ndërtuar në kundërshtim me lejen e dhënë.

Më 17.11.2026, në orën 11:30, në fsh. Zhelinë të Tetovës, nëpunës policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria Xh.B. (38) nga fsh. Zhelinë, i cili kërkohej me urdhërarrest lokal dhe qendror për kryerjen e veprës penale sipas nenit 396, paragrafi 1 të Kodit Penal. Ai është mbajtur në Stacionin Policor Tetovë.

NJPB Koçan ka paraqitur kallëzim penal kundër R.V. (46) nga Koçani, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Lëndim trupor“. Më 01.11.2026, në shtëpinë familjare në Koçan, e kallëzuara fizikisht e ka sulmuar babanë e saj.

Më 17.11.2026, në orën 15:50, në Strumicë, nëpunës policorë të SPB Strumicë e privuan nga liria Z.H. (32) nga Strumica. Sipas kallëzimit, ai rreth orës 02:00, në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij, është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj. Personi është mbajtur në Stacionin Policor Strumicë, për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të paraqitet kallëzim përkatës.

Më 17.11.2026, në orën 12:30, në lagjen Prevalec në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles i kanë dhënë shenjë për ndalim një automjeti udhëtarësh  „Seat“, me targa të Velesit, i drejtuar nga një person mashkull, në të cilin kishte edhe dy bashkudhëtarë, por shoferi nuk e ka ndaluar automjetin dhe ka vazhduar lëvizjen. Me këtë rast, njëri nga bashkudhëtarët ka hedhur marihuanë nga dritarja, pas së cilës shoferi është ndalur dhe personat kanë ikur. Pas një kohe të shkurtër janë gjetur bashkudhëtarët të cilët ndodheshin në automjet, një i mitur 15-vjeçar dhe T.M. (18), të dy nga Velesi. T.M. është privuar liria, ndërsa me të miturin është zhvilluar bisedë zyrtare në prani të prindit. Është njoftuar prokurori publik dhe po ndërmerren masa për gjetjen e shoferit. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes do të parashtrohen parashtresa përkatëse.

SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër P.N. (49) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Përdhunimi i fëmijës i cili nuk i ka mbushur 15 vjet“. Në muajin shkurt të vitit 2026, i kallëzuari ka kryer veprime seksuale ndaj një të mituri.

Më 17.11.2026, në orën 19:30, nëpunës policorë të SPB Manastir e privuan nga liria A.N. (32) nga Manastiri, duke vepruar pas denoncimit paraprak se ai i kishte bërë kërcënime bashkëshortes së tij. Pas dokumentimit të ngjarjes do të vijojë parashtresë përkatëse.

Më 17.11.2026, NJPB Prilep është njoftuar se në rr. „Orde Çopella“ në Prilep është gjetur një mjet shpërthyes. Është kryer inspektim, ndërsa nga ana e piroteknikut të Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit – Prilep, mjeti shpërthyes është ngritur në mënyrë të sigurt për veprime të mëtejshme.

Më 17.11.2026, në orën 18:20, në Stacionin Policor të Gjevgjelisë, një grua 34-vjeçare nga Gjevgjelia ka denoncuar se vëllai i saj A.Ç. e kishte telefonuar dhe ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj saj. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Më 18.11.2026, në orën 05:55, SPB Shkup është njoftuar se në një kazino në zonën e Karposhit, një person, nën kërcënimin e armës së zjarrit u ka marrë para të punësuarve. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Më 17.11.2026, në orën 10:40, në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria Z.K. (29), duke vepruar pas kallëzimit paraprak se në shtëpi fizikisht e kishte sulmuar nënën e saj 64-vjeçare, me ç’rast kishte përdorur edhe një send të fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresa përkatëse.

NJPB Koçan ka paraqitur kallëzim penal kundër A.E. (25) nga Strumica, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Mashtrim“. Më 08.06.2026, i kallëzuari ishte marrë vesh me një person nga fsh. Obleshevë që për shumën prej 1.200 eurosh t’i sillte një miksetë nga Gjermania, të cilën  e ka paguar, por deri në çastin e denoncimit nuk ia ka sjellë, dhe as ia ka kthyer paratë.

Më 18.11.2026, në orën 00:10, në Shkup, në zonën e Gazi Babës, nëpunës policorë të SPB Shkup kanë ndaluar një automjet udhëtarësh, i drejtuar nga T.A. (23) nga një rrethinë e Shkupit, ndërsa gjatë kontrollit në automjet është gjetur marihuanë. Më pas, sipas kallëzimit, T.A. e ka ndezur automjetin dhe e ka goditur një nëpunës policor, pas çka është arratisur nëpër rrugën e vjetër nga lagjja Hipodrom drejt lagjes Ilinden. Me këtë rast, në vendin e quajtur „Pusta Kulla“, është përplasur me një automjet udhëtarësh të parkuar të markës „Peugeot“, me targa të Shkupit, i cili nga goditja është zhvendosur dhe është përplasur në një gardh, pas çka T.A. është privuar nga liria nga nëpunësit policorë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Më 17.11.2026, në orën 12:20, në SPB Shkup, një grua 48-vjeçare ka denoncuar se nga muaji maj e deri më tani, ish-bashkëshorti i saj B.K. (44) e ka keqtrajtuar psikikisht dhe shqetësuar vajzën e tyre të mitur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Resnjë ka paraqitur kallëzim penal kundër T.B. (43) nga fsh. Jankovec, rrethina e Resnjës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Rrezikimi i sigurisë“. Më 09.10.2026, e kallëzuara i kishte bërë kërcënime një fëmije dhe familjes së tij, ndërsa më pas, me një send të mprehtë e kishte goditur derën e oborrit të shtëpisë së prindërve të tij.

Më 17.11.2026, në orën 16:00, SPB Shkup është njoftuar se në zonën e Shuto Orizarës kishte shpërthyer zjarr në një shtëpi, në pronësi të Z.Zh. (61) nga Shkupi, me ç’rast ishte djegur mall i llojeve të ndryshme. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa ekipi i Brigadës së Zjarrfikëse Shkup e ka shuar zjarrin. Nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Më 17.11.2026, në orën 14:00, në SPB Shkup, një burrë 51-vjeçar ka denoncuar se më 16.11.2026, në shtëpinë e tij në zonën e Shkupit, ishte sulmuar fizikisht nga nëna e tij L.K. (68). Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Më 17.11.2026, në orën 20:10, në SPB Shkup, N.P. (39) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 17:30, në zonën e Qendrës, pas një mosmarrëveshjeje paraprake në komunikacion, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër P.N. (47) dhe A.T. (62) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Përdhunimi i fëmijës i cili nuk i ka mbushur 15 vjet“. Në muajin korrik të vitit 2025, të kallëzuarit kishin kryer veprime seksuale ndaj një të mituri.

Më 17.11.2026, rreth orës 14:00, SPB Shkup është njoftuar se në zonën e Komunës së Aerodromit ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet I.V. (61) dhe M.B. (57), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

19

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Nëntor, 2026 12:51
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
19

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë