Shteti po planifikon pagesë elektronike të autostradave, tarifa sipas kilometrave të përshkuar

Betim Ramadani
Botuar nga Betim Ramadani 18 Nëntor, 2026 13:37

Shteti po planifikon pagesë elektronike të autostradave, tarifa sipas kilometrave të përshkuar

Maqedonia e Veriut po shqyrton mundësinë e kalimit në një sistem të ri elektronik të pagesës së taksave rrugore, i cili do t’i eliminonte ndalesat fizike në pikat e pagesës në autostrada. Sipas idesë së prezantuar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, pagesa do të bëhej në bazë të kilometrave të përshkuar.

Nikolloski bëri të ditur se për hartimin e ligjit të ri do të kërkohet edhe ekspertizë nga jashtë, përfshirë ekspertë të Komunitetit Evropian të Transportit.

“Do të përfshijmë ekspertizën e tyre dhe në këtë mënyrë dëshirojmë ta hartojmë ligjin. Kroacia në rajon po përpiqet ta zbatojë këtë sistem, por ende nuk e ka filluar. Aktualisht nis zbatimi në unazën e Beogradit dhe kjo është pothuajse gjithçka që mund të shohim në rajon. Prandaj na nevojitet përvoja e shteteve më të avancuara evropiane”, deklaroi Nikolloski.

Ai tha se shpreson që gjatë muajit dhjetor të mund ta prezantojnë projektligjin.

Sipas ministrit, sistemi i ri do të mundësojë qarkullim më të shpejtë të automjeteve, siguri më të madhe në trafik dhe shmangien e aksidenteve që mund të shkaktohen nga ndalesat në pikat e pagesës. Gjithashtu, pagesa sipas kilometrave do të ishte më e drejtë për përdoruesit e autostradave dhe do të mund të ulte koston për disa udhëtime.

“Idetë tona janë që pagesa të bëhet sipas kilometrave të përshkuar, gjë që do të jetë shumë më e drejtë se sistemi aktual. Tani, teorikisht, nëse niseni nga Demir Kapia drejt Gjevgjelisë, paguani 100 denarë në pikën e pagesës te Smokvica. Nëse niseni nga Shkupi drejt Gjevgjelisë, në të njëjtën pikë paguani përsëri 100 denarë. Për banorët e Demir Kapisë kjo është e padrejtë. Prandaj konsiderojmë se duhet të paguhet sipas kilometrave të përshkuar, gjë që do ta ulë ndjeshëm çmimin”, tha Nikolloski.

Zbatimi fillestar i sistemit të ri parashihet në autostradën e re Kërçovë–Ohër, e cila, sipas pritjeve të ministrit, duhet të hapet plotësisht në muajin maj.

Nikolloski njoftoi se gjatë javëve të ardhshme pritet të vihet në përdorim edhe pjesa më e vështirë e kësaj autostrade, e cila përfshin katër galeri, disa ura, viadukte dhe tunelet më të gjata.

Më pas, sistemi i ri i pagesës do të mund të shtrihej edhe në autostradat e tjera që janë në ndërtim, përfshirë Prilep–Manastir, Bukojçan–Gostivar, Gostivar–Tetovë dhe Kërçovë–Bukojçan.

Për momentin bëhet fjalë për një plan në fazën e përgatitjes ligjore dhe teknike, ndërsa detajet për mënyrën konkrete të funksionimit dhe tarifat pritet të përcaktohen me ligjin e ri.

19

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Betim Ramadani
Botuar nga Betim Ramadani 18 Nëntor, 2026 13:37
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
19

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë