Tragjedi në Kroaci: Humb jetën një 33-vjeçar nga Maqedonia e Veriut në aksident hekurudhor

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Nëntor, 2026 18:51

Tragjedi në Kroaci: Humb jetën një 33-vjeçar nga Maqedonia e Veriut në aksident hekurudhor

Një shtetas 33-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka humbur jetën në një aksident të rëndë gjatë punimeve në infrastrukturën hekurudhore në Kroaci. Ngjarja tragjike ka ndodhur të dielën në mëngjes, në afërsi të Zagrebit.

Sipas informacioneve të policisë kroate, aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:45, në mbikalimin hekurudhor Sava–Jakuševec, në vendbanimin Mičevec, pranë Velika Goricës.

Viktima ishte i punësuar në një kompani të angazhuar për realizimin e punimeve në infrastrukturën hekurudhore dhe kishte qëndrim të rregulluar në Kroaci.

Në momentin e aksidentit, në binarë po lëvizte një mjet motorik hekurudhor për transport dhe mirëmbajtje të infrastrukturës, i drejtuar nga një 59-vjeçar. Për shkaqe ende të panjohura, punëtori 33-vjeçar ka rënë në binarë dhe ka marrë lëndime vdekjeprurëse.

Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ekipet policore, nën drejtimin e zëvendësprokurores së Prokurorisë Komunale në Novi Zagreb. Në hetime kanë marrë pjesë edhe inspektori për sigurinë në punë dhe përfaqësues të Agjencisë për Hetimin e Aksidenteve në Trafikun Ajror, Detar dhe Hekurudhor.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Kriminalistikës në Zagreb për procedurat përkatëse.

Institucionet kompetente po vazhdojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.

19

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Nëntor, 2026 18:51
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
19

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë