Çdo i dhjeti fëmijë në Maqedoninë e Veriut është ekspozuar ndaj abuzimit seksual online, rreth 12 mijë viktima

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Nëntor, 2026 18:58

Çdo i dhjeti fëmijë në Maqedoninë e Veriut është ekspozuar ndaj abuzimit seksual online, rreth 12 mijë viktima

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoninë e Veriut, të moshës 12 deri në 17 vjeç, janë ekspozuar ndaj shfrytëzimit dhe abuzimit seksual në internet. Kjo do të thotë se çdo i dhjeti fëmijë që ka përdorur internetin është përballur me këtë formë abuzimi, sipas hulumtimit të fundit të UNICEF-it.

Këto të dhëna u prezantuan në një aktivitet të mbajtur në Kuvend, me rastin e Ditës Botërore për Parandalimin dhe Shërimin nga Shfrytëzimi Seksual, Abuzimi dhe Dhuna ndaj Fëmijëve.

Aktiviteti, me temë “Mbrojtja e fëmijëve nga shfrytëzimi seksual dhe abuzimi online dhe offline: Mundësitë për krijimin e një linje kombëtare për raportimin e materialeve CSAM”, u organizua në kuadër të projektit “Internet i sigurt për fëmijët dhe të rinjtë”, të zbatuar nga Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë “Megjashi”, në partneritet me IMPETUS.

Qëllimi i projektit është krijimi i një sistemi të qëndrueshëm dhe të integruar kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve në mjedisin digjital, përmes përmirësimit të mekanizmave ekzistues për ndihmë, këshillim dhe raportim të përmbajtjeve të dëmshme dhe të paligjshme në internet.

Aktivitetin e hapi deputetja dhe kryetarja e Klubit të Deputeteve në Kuvend, Jovanka Trençevska, e cila theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit publik për këtë problematikë. Ajo foli edhe për Projektligjin për mbrojtjen e të miturve gjatë përdorimit të shërbimeve digjitale dhe rrjeteve sociale, i cili aktualisht ndodhet në procedurë parlamentare.

Gonce Jakovleska, përfaqësuese e Civica Mobilitas, theksoi se fokusi aktual është kalimi nga dialogu në rezultate konkrete. Sipas saj, ekzistojnë tashmë hulumtime dhe të dhëna që dëshmojnë seriozitetin e problemit, ndërsa nisma të tilla synojnë të kontribuojnë në ndryshime dhe në krijimin e mekanizmave përkatës të mbrojtjes.

Kryetarja e IMPETUS-it, Liljana Pecova Ilieska, nënvizoi rolin e organizatës në mbështetjen e të rinjve dhe në ndërmjetësimin e komunikimit mes qytetarëve dhe institucioneve. Ajo theksoi se qytetarët mund t’i drejtohen organizatës për problemet me të cilat përballen në platformat digjitale, ku mund të marrin këshilla dhe udhëzime për hapat e mëtejshëm.

Ndër sfidat kryesore u përmendën vështirësitë në mekanizmat e raportimit të problemeve në platformat digjitale, mungesa e informimit për mekanizmat ekzistues, si dhe lidhja mes kërcënimeve në hapësirën digjitale dhe pasojave në jetën reale.

Drejtori i Ambasadës së Parë të Fëmijëve në Botë “Megjashi”, Zharko Zmijanac, theksoi se misioni kryesor i organizatës është mbrojtja dhe përfaqësimi i të drejtave dhe nevojave të fëmijëve.

Ai bëri të ditur se vetëm 0,2 për qind e rasteve ekzistuese raportohen në linjën SOS, çka dëshmon për nivelin e ulët të besimit te të rinjtë dhe mungesën e informimit se ku dhe kujt mund t’i drejtohen për ndihmë.

Si një nga prioritetet u veçua avancimi i platformës “Alo Bushavko” dhe linjës telefonike 116–111, me qëllim forcimin e tyre si pika të besueshme kontakti, përmes të cilave fëmijët dhe të rinjtë mund të raportojnë forma të ndryshme të dhunës dhe të marrin mbështetjen e nevojshme.

Në vazhdim, Chloe Comstock nga rrjeti ndërkombëtar i linjave për raportimin e materialeve që përmbajnë abuzim seksual ndaj fëmijëve – INHOPE, mbajti një prezantim online mbi funksionimin e linjave të raportimit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Diskutimi përfshiu edhe kompetencat dhe përgjegjësitë e institucioneve kryesore në procesin nga raportimi deri te veprimi institucional, me theks të veçantë te Ministria e Punëve të Brendshme, Prokuroria Publike dhe institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijëve.

Gjithashtu u trajtua perspektiva gjyqësore në procedimin e rasteve që lidhen me materialet e abuzimit seksual të fëmijëve (CSAM), duke theksuar rëndësinë e raportimit në kohë dhe ruajtjes së provave.

Flaka Media

19

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Nëntor, 2026 18:58
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
19

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë