Ali Ahmeti viziton familjen Selmani në Itali, më pas udhëton drejt Zvicrës për 28 Nëntorin
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Trentos në Itali, ku është takuar me familjen e Abedin Selmanit, e cila ushtron veprimtarinë e saj në gastronomi. Pas qëndrimit në Itali, Ahmeti është nisur drejt Zvicrës, ku pritet të qëndrojë me rastin e festës së 28 Nëntorit.
Ahmeti ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi nga takimi me familjen Selmani, ku ishte i shoqëruar edhe nga djemtë e Abedinit, Gjuranin dhe Mirsadin, në restorantin e tyre “Al Faro”.
Në mesazhin e tij, Ahmeti ka shprehur kënaqësinë për takimin dhe mikpritjen e bashkatdhetarëve në mërgatë.
“Kënaqësi të vizitoja në Trento të Italisë familjen e Abedin Selmanit, së bashku me djemtë e tij, Gjuranin dhe Mirsadin, në restorantin e tyre ‘Al Faro’”, ka shkruar Ahmeti.
Ai ka theksuar se takimet me bashkatdhetarët në diasporë kanë një rëndësi të veçantë, duke i cilësuar ato si momente të mbushura me ngrohtësi dhe dashuri për vendlindjen.
“Takimet me bashkëatdhetarët tanë në mërgatë janë gjithmonë të veçanta dhe të mbushura me ngrohtësi e dashuri për vendlindjen”, thuhet në mesazhin e tij.
Në fund, Ahmeti ka falënderuar familjen Selmani për mikpritjen dhe u ka uruar suksese në veprimtarinë e tyre.
Pas vizitës në Itali, Ahmeti është nisur drejt Zvicrës, ku do të qëndrojë në kuadër të aktiviteteve dhe organizimeve për shënimin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar.
Flaka















