Arrestime për drogë, vjedhje dhe dhunë në familje – tetë persona kapen duke drejtuar automjete pa patentë

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Nëntor, 2026 16:10

Arrestime për drogë, vjedhje dhe dhunë në familje – tetë persona kapen duke drejtuar automjete pa patentë

Policia në Maqedoninë e Veriut ka regjistruar një sërë incidentesh dhe veprash penale gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë raste të posedimit të drogës, dhunës në familje, vjedhjeve, kërcënimeve dhe aksidenteve në trafik.

Në Shkup, pesë persona janë privuar nga liria në lokacione të ndryshme, pasi gjatë kontrolleve policore tek ata janë gjetur dhe sekuestruar lëndë pluhurore me ngjyrë kafe, lëndë të tjera pluhurore dhe marihuanë. Të arrestuarit janë nga Shkupi, Strumica dhe Turqia.

Raste të posedimit të marihuanës janë evidentuar edhe në Strugë dhe në rrugën Manastir–Resnjë, ku policia ka privuar nga liria një 41-vjeçar nga Ohri.

Tetë persona të kapur duke drejtuar automjete në kundërshtim me ligjin

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka privuar nga liria tetë persona për veprën penale “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit”. Shtatë prej tyre kanë drejtuar automjete pa e dhënë provimin e vozitjes, ndërsa një person nga Pehçeva është kapur duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.

Një rast i tillë është regjistruar edhe në Vinicë, ku një 21-vjeçar është lënduar rëndë pasi automjeti „Audi“ që drejtonte ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Kontrolli ka treguar se ai kishte 1,01 promilë alkool në gjak.

Disa raste të dhunës në familje

Policia ka regjistruar disa raste të dhunës në familje në Shtip, Shkup dhe Pehçevë. Në Shtip është arrestuar një 69-vjeçar, pas denoncimit të bashkëshortes së tij për sulm fizik.

Në Shkup, një 40-vjeçar është privuar nga liria nën dyshimin se kishte sulmuar bashkëshorten e tij. Ndërsa, në një rast tjetër në Aerodrom, policia ka zhvilluar bisedë zyrtare me një të mitur 15-vjeçar, i cili dyshohet se kishte sulmuar fizikisht nënën e tij.

Në Pehçevë, një 50-vjeçar dyshohet se ka sulmuar bashkëshorten, duke shkelur edhe një vendim gjyqësor që i ndalonte kërcënimet dhe shqetësimin ndaj saj. Një tjetër kallëzim penal është ngritur ndaj një 24-vjeçari nga Pehçeva, për sulm fizik ndaj babait të tij.

Ndërkohë, në Kumanovë është paraqitur kallëzim penal ndaj një personi që dyshohet se ka kërcënuar vajzën e tij dhe ka paralajmëruar djegien e saj dhe të shtëpisë familjare.

Vjedhje, ngacmim seksual dhe ndërtime pa leje

Në Tetovë është arrestuar një 40-vjeçar, i cili dyshohet se, duke kërcënuar me një send të mprehtë, i ka marrë portofolin një 55-vjeçari në një objekt hotelierik. Gjatë kontrollit, policia i ka sekuestruar një thikë të palosshme.

Në Shkup është denoncuar një vjedhje në zonën e Bit Pazarit, ku një person dyshohet se me forcë fizike i ka marrë çantën një qytetari, me para dhe dokumente.

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal edhe ndaj një 61-vjeçari, i dyshuar për ngacmim seksual përmes dërgimit të mesazheve me përmbajtje të pahijshme ndaj një gruaje nga Tetova.

Ndërkaq, në Dibër dhe Ohër janë ngritur kallëzime penale për uzurpim të pronës shtetërore. Në Dibër, një grua dyshohet se ka uzurpuar parcelë shtetërore dhe ka ndërtuar objekt pa leje, ndërsa në Ohër një 63-vjeçar dyshohet se ka vendosur gardh metalik në një parcelë shtetërore pa autorizim.

Aksident me të lënduar rëndë dhe gjetje e mjeteve shpërthyese

Një aksident tjetër është regjistruar në fshatin Novo Sellë të Shkupit, ku një 75-vjeçar është goditur nga një traktor që ishte vënë në lëvizje pasi ai kishte rrëshqitur dhe kishte rënë pranë automjetit. I moshuari ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.

Në fshatin Sopishte të Shkupit, ndërkaq, janë gjetur disa gëzhoja të armëve të zjarrit, granata dhe sende të tjera. Policia ka kryer këqyrjen dhe ka marrë gëzhojat për procedurë të mëtejshme.

Gjithashtu, Departamenti për Kontroll të Brendshëm pranë MPB-së ka ngritur kallëzim penal ndaj një nëpunësi policor, i cili dyshohet se ka drejtuar automjet pa dhënë provimin e vozitjes.

Të gjitha rastet janë duke u dokumentuar nga organet kompetente, ndërsa për to do të pasojnë procedurat dhe kallëzimet përkatëse.

64

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Nëntor, 2026 16:10
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
64

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë