Furkan Saliu: Deklarata e Mickoskit për arsimin e lartë në shqip, alarmi i fundit për politikën shqiptare

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Nëntor, 2026 16:28

Furkan Saliu: Deklarata e Mickoskit për arsimin e lartë në shqip, alarmi i fundit për politikën shqiptare

Gazetari Furkan Saliu ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski lidhur me arsimin e lartë në gjuhën shqipe, duke i cilësuar ato si një alarm të fundit për politikën shqiptare.

Saliu vlerëson se kjo çështje duhet të shërbejë si arsye për tejkalimin e dallimeve politike dhe për një mobilizim të përbashkët të faktorit politik shqiptar.

“Deklarata e kryeministrit Mickoski për arsimin e lartë në gjuhën shqipe është alarmi i fundit për politikën shqiptare. Nëse kjo nuk ju mobilizon dhe nuk ju bën t’i tejkaloni dallimet politike, besoni, nesër fëmijët tuaj do t’ju mallkojnë”, shprehet Saliu.

Ai thekson se deklaratat e kryeministrit nuk kanë të bëjnë vetëm me një universitet, por me një proces historik me rëndësi të veçantë për shqiptarët.

“Kryeministri nuk po flet vetëm për një universitet. Po flet për një proces të gjatë, të larë me gjak. Nuk e di nëse ndonjë popull tjetër në rajon ka dëshmorë të universitetit?!”, thekson gazetari.

Saliu shprehet se nuk pret që Mickoski ta kuptojë rëndësinë historike dhe kombëtare të kësaj çështjeje për shqiptarët, por kritikon edhe heshtjen e mundshme të përfaqësuesve politikë shqiptarë.

“Por, po aq, nuk pres që eksponentët politikë shqiptarë të heshtin vetëm pse janë në pushtet apo pse dëshirojnë të bëhen pjesë e pushtetit”, përfundon reagimin e tij Furkan Saliu.

64

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Nëntor, 2026 16:28
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
64

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë