30 ditë paraburgim për Lupço Palevski Pallçon

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2024 19:00

30 ditë paraburgim për Lupço Palevski Pallçon

Të dyshuarit të parë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, i është shqiptuar masa e paraburgimit 30 ditorë.

Lupço Palevski Pallço nën masa të larta sigurie u dërgua gjatë ditës në Gjykatën Penale. Ai doli para gjykatësit të procedurës paraprake për t’u deklaruar lidhur me masën e paraburgimit, të caktuar në mungesë me propozim të Prokurorisë Publike. Palevski është në dispozicion të autoriteteve vendase për të gjashtën ditë dhe ndodhet në burgun e Shutkës, pasi u ekstradua nga Turqia. Jozyrtarisht, për akuzë ndaj Palevskit do të pritet, ndërsa për pjesën tjetër të të arrestuarve si bashkëpunëtorë në rrëmbim, më së voni deri më 2 qershor do të ketë akuzë. Vllatko Keshishov, Velibor Manev dhe Bore Videvski tashmë e kanë pranuar fajin dhe kanë çuar policinë në vendet ku janë varrosur të vrarët. Sipas ligjit të procedurës penale, të dyshuarit mund të mbahen në paraburgim para ngritjes së aktakuzës maksimum 180 ditë, i cili skadon më 2 qershor, dhe për këtë duhet të akuzohen tre bashkëpunëtorët e dyshuar. Pas dorëzimit, ata mund të mbahen në paraburgim edhe për dy vite të tjera. Mes të dyshuarve është edhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, i cili po hetohet nëse ka ndihmuar në rrëmbimin e vajzës së tij. Së fundmi Gjykata Supreme vendosi t’i shqiptojë arrest shtëpiak. 14-vjeçarja Vanja dhe 74-vjeçari Pançe u raportuan të zhdukur më 24 dhe 27 nëntor të vitit të kaluar. Trupat e pajetë u gjetën në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor. Pas lëshimit të urdhërarrestit ndërkombëtar më 5 dhjetor, Palevski u arrestua në Balikeshir-Turqi. /Alsat.mk

114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2024 19:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?