Mbi 4500 persona do të ketë mundësi t’u rikthehen kutive të votimit nesër

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2024 19:07

Mbi 4500 persona do të ketë mundësi t’u rikthehen kutive të votimit nesër

4514 persona do të ketë të drejtë vote të mërkurën, gjatë rivotimit në dy njësi zgjedhore, në shtatë vendvotime.

Në njësinë e pestë zgjedhore do të rivotohet në gjashtë vendvotime, një në Strugë, një në Ohër, dy në Krushevë dhe dy në Dollnen, kurse në njësinë e gjashtë zgjedhore do të rivotohet në një vendvotim në Zhelinë.

Rivotimi

Vendvotimi: 1844 – Strugë – 753 votues

Vendvotimi: 1272 – Ohër – 711 votues

Vendvotimi: 1202 – Krushevë – 298 votues

Vendvotimi: 1194 – Krushevë – 469 votues

Vendvotimi: 1470 – Dollnen – 658 votues

Vendvotimi: 1470/1 – Dollnen – 632 votues

Vendvotimin: 2101- Zhelinë – 993 votues

Bujar Sulejmani nga Komisioni Komunal Zgjedhor i Zhelinës, thotë se materialet e besueshme zgjedhore tashmë janë dërguar në vendvotim.

“Deri më tani e kemi shpërndarë materialin, siç e do rregulli, një ditë para. Sot votojnë katër persona që janë paraqitur si të sëmurë dhe të pafuqishëm. Materiali është dorëzuar tek këshilli zgjedhor 2101 dhe nesër do jetë dita kur qytetarët do realizojnë të drejtën e votës. Të burgosur nuk ka. Trupi votues në këtë vendvotim është gjithsej 993, ndërsa zgjedhjet e fundit kanë dalë diku 55 për qind”, tha Bujar Sulejmani, kryetar i komisionit zgjedhor komunal Zhelinë.

KSHZ-ja hapi seancën për të pritur kërkesa të vazhdueshme për vëzhgim ose ankesa gjatë ditës së zgjedhjeve.

118 deputetë morën certifikatat e tyre në KSHZ nëpërmjet përfaqësuesve të autorizuar, kurse dy të tjerë, do të certifikohen pasi të kryhet rivotimi, i cili do të mbyll përfundimisht rezultatin e zgjedhjeve parlamentare.

Në përgjithësi, të gjithë procesin zgjedhor për presidencialet dhe parlamentaret, kreu i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, e cilësoi si transparent dhe në përputhje me afatet dhe dispozitat ligjore.

“Vlerësoj se këtë herë KSHZ-ja e kreu punën e saj në nivel shumë të lartë. Vendosëm në mënyrë transparente dhe me përgjegjësi edhe për ankesat të cilat u vërtetuan edhe nga Gjykata Administrative”, u shpreh Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së.

Rivotimi bëhet me vendim të KSHZ-së, e cila pranoi ankesat për parregullsi zgjedhore, vendim të cilin më vonë e konfirmoi edhe Gjykata Administrative. Me këtë pritet të konfirmohen dy deputetët e fundit, nga një për secilën njësi zgjedhore. / Alsat.mk

114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2024 19:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?