KSHZ: Rivotimi i të sëmurëve, personave të pafuqishëm dhe në burgje u zhvillua pa parregullsi të raportuara 

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2024 20:34

KSHZ: Rivotimi i të sëmurëve, personave të pafuqishëm dhe në burgje u zhvillua pa parregullsi të raportuara 

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) njoftoi se rivotimi i personave të sëmurë dhe të pafuqishëm, personave që janë duke vuajtur dënimin me burg dhe i personave që janë të vendosur në qendrat e kujdesit jashtë familjar, të cilët u përkasin vendvotimeve në të cilat u anulua votimi për zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024, është zhvilluar pa pengesa dhe pa parregullsi të raportuara.

Nga KSHZ njoftojnë sot se 43 nga gjithsej 45 persona që kanë qenë të regjistruar si të sëmurë ose si të pafuqishëm kanë pasur të drejtë të votojnë në vendvotimet ku zhvillohet rivotimi në Zhelinë, Krushevë, Ohër, Dollnen dhe Strugë.

Në VV 2101 në Zhelinë kanë votuar të gjithë 4 personat që kanë qenë të regjistruar si të sëmurë ose si të pafuqishëm.

Në VV 1194 në Krushevë nga 20 persona të regjistruar kanë votuar 18 ndërsa në VV 1202 në Krushevë kanë votuar të gjithë 6 personat e regjistruar.

Në VV 1272 në Ohër, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar të dy personat e regjistruar në ekstraktin e veçantë të Listës Zgjedhore.

Në VV 1470 në Dollnen në të cilën kanë qenë të regjistruar 7 persona si të sëmurë dhe të pafuqishëm dhe në VV 1470/1 në Dollnen ku kanë qenë të regjistruar 2 persona, të gjithë e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës.

Në VV 1844 Strugë, sot gjatë ditës kanë votuar të gjithë 4 personat e regjistruar së të sëmurë dhe të pafuqishëm.

Nga KSHZ theksojnë se sot të gjithë 5 personat e regjistruar për të votuar në burgjet në Prilep dhe Shuto Orizarë sot kanë votuar në objektet ku janë duke qëndruar, gjithashtu të drejtën e tyre të votës e kanë shfrytëzuar edhe dy votuesit e regjistruar në qendrat e kujdesit jashtë familjar në Komunën e Karposhit dhe të Manastirit.

115
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2024 20:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
115
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?