QMK-ja njofton se për shkak të reshjeve lokale të shiut dhe breshërit janë denoncuar dëme në Komunën e Kumanovës, Likovës dhe Nagoriçanit të Vjetë.
Në numrin unik për raste emeregjente 112 kanë mbërritur denoncime për oborre të përmbytura, dëme materiale, pullaze të dëmtuara, dëme në kultura bujqësore e të ngjashme.
Për Komunë e Likovës, QMK-ja njofton se në fshatrat Likovë, Hotël, Orizarë dhe Sllupçan pas rreshjeve të breshërit janë raportuar demë për makina të dëmtuara por edhe të mbjellura bujqësore.
QMK-ja ka paralajmëruar se sipas metereologëve, pritet të rritet niveli i lumejve. Konkretisht, për shkak të reshjeve instensive në Kosovë, është rritur niveli I lumit Lepenci kurse gjatë natës pritet të ketë rritje edhe në rrjedhën e lumit në vendin tonë. Bëhet thirrje për kujdes gjatë lëvizjes afër brigjeve të Lepencit. /tvklan.mk/
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
21 Maj, 2024 21:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.