Aksident i tmerrshëm në Gostivar, përplasen motori dhe vetura!
Mbrëmjen e së dielës rreth ora 24 ka ndodhur një aksident i tmerrshëm në rrugën Beliçica te udhëkryqi përballë Xhamisë Rinia. Janë ndeshur vetura e markës Passat me targa të Gostivarit dhe motoçikleta në lëvizje, njofton Gostivari Sot
Nga aksidenti, për fat të mirë nuk ka pasur viktima. Shoferi i makinës ka shpëtuar pa lëndime trupore ndërsa dy persona që ndodheshin në motoçikletë kanë pësuar lëndime trupore por janë jashtë rrezikut për jetë.
Në vendgjarje doli ekipi i policisë dhe ndihma e shpejt. Pas ekspertizës në teren, pengesat u menjanuan dhe rruga sërish u lëshua në qarkullim.
Brenda ditës, Policia do të del me informacione plotësuese rreth rastit. Gostivari Sot