Josep Borrell është duke finalizuar raportin për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Qershor, 2024 20:16

Josep Borrell është duke finalizuar raportin për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në një përgjigje për KosovaPress, thotë se raporti për masat ndaj Kosovës ende nuk është dorëzuar pasi s’ka një datë se kur duhet të ndodh kjo. Megjithatë, ai deklaron se raporti do t’i dorëzohet së shpejti vendeve anëtare.

“Raporti nuk është dorëzuar ende dhe asnjëherë nuk kemi shpallur një datë se kur do të bëhet saktësisht kjo. Në konkluzionet e tij të 12 dhjetorit 2023, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme rikujtoi se BE-ja është e gatshme të heqë masat ndaj Kosovës në rast të përparimit të mëtejshëm në përmbushjen e kërkesave të BE-së të shprehura në deklaratën e 3 qershorit 2023”, thuhet në përgjigjen për KosovaPress.

Vlerësime pozitive për heqjen e masave ndëshkuese pret analisti politik, Dorajet Imeri.
Ai thotë se Bashkimi Evropian duhet të heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës sa më shpejtë.

“Bashkimi Evropian duhet që me urgjencë të trajtojë largimin e menjëhershme të masave që ka vendosur ndaj Kosovës. Për shkak të vendosjes së institucioneve dhe ri mbajtës së zgjedhjeve në veri. Çdo vonim i mëtejmë i këtyre masave do të nënkuptonte një dënim të pashembullt për Kosovën që nuk është proporcionale me atë siç evropianët mund të procedojnë si pa dëgjueshmëri”, tha Dorajet Imeri, analist.

Në anën tjetër nga qeveria janë optimiste se në raportin e Borrellit rekomandohet largimi i masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Ditë më parë, zëvendëskryeministri për integrime evropiane dhe dialog, Besnik Bislimi tha se ka informacione se përmbajtja e raportit të Borrell do të jetë pozitive.

“Në bazë të informacioneve që neve na kanë ardhur raporti i zotëri Borrel, i cili është parakusht për trajtimin nga ana e Këshillit të Bashkimit Evropian është përpiluar që nga muaji prill, mirëpo ka pasur hezitime që i njëjti të dërgohet në komision për shkak se si duket ka ende disa individë brenda komisionit të cilët kanë interes ta shtyjnë heqjen e masave ndaj Kosovës… Unë besoj që i njëjti do të dërgohet për aprovim në këshill gjatë javës së ardhshme. Përmbajtja e raportit me sa e di unë është pozitive dhe aty do të rekomandohet heqja e masave”, shtoi Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër për integrime evropiane.

Dëmet që iu kanë shkaktuar Kosovës nga masat ndëshkuese sipas raportimeve llogariten të jenë rreth 300 milionë euro. Masat ndëshkuese BE-ja ia vendosi Kosovës në qershor të vitit të kaluar pas rritjes së tensioneve në veri të vendit.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Qershor, 2024 20:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?