“Në fazën e grupeve nuk ishim në nivelin e duhur”, Mbappe: Duhet të finalizojmë shanset e krijuara

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Korrik, 2024 14:20

“Në fazën e grupeve nuk ishim në nivelin e duhur”, Mbappe: Duhet të finalizojmë shanset e krijuara

Janë padyshim në listën e pretendentëve për të fituar Euro 2024. Pas përfundimit të fazës së grupeve, “Gjelat” e Francës do të zbresin pasditen e kësaj të hëne, në fushën e “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit, për të sfiduar “Djajtë e Kuq”, të Belgjikës, në sfidën e vlefshme për fazën e 1/16-ve, të Kampionatit Evropian të futbollit.

Disa fjalë para ndeshjes i tha edhe kapiteni i “Gjelave”, Kylian Mbappe, i cili në një intervistë për prestigjiozen spanjolle, “AS”, theksoi se tashmë është koha që Kombëtarja të shndërrojë në gol rastet që krijon dhe të mos i shpërdorojë ato, ndërsa shtoi se maska e vendosur prej hundës së thyer e pengon me vizionin në fushë.

“Në momentin e parë, nuk mendova se ishte një dëmtim i rëndë. Më pas më thanë për hundën e thyer, u pashë në pasqyrë dhe mendova se Europiani ishte mbyllur aty. Por, jam i lumtur që ende po e luaj atë edhe pse është e vështirë, maska të pengon me vizionin në fushë. Është e bezdisshme, por unë nuk kam zgjedhje tjetër.

Ndeshja me Belgjikën? Tani nis një kampionat tjetër, Franca duhet të ringrihet pasi në fazën e grupeve nuk ishim në nivelin e duhur. Duhet që shanset e krijuara t’i shndërrojmë në gol. Ndeshjet tani janë me eliminim direkt dhe nëse nuk fiton, atëherë e sheh veten me pushime. Por, ne kemi lojtarët, stafin dhe kapacitetin për të përballuar të tilla sfida.

Real Madrid dhe Courtois? Nuk jam ende në grupin e ËhatsApp të lojtarëve të Real Madrid, shpresoj që të mos vonojë edhe shumë kohë diçka e tillë. Ende nuk kam folur me Courtois, por e njoh atë. Është mirë për të që nuk është me Belgjikën, pasi kundër meje do ta kishte shumë të vështirë”,– u shpreh “ylli” i “Gjelave” francezë. 

21
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Korrik, 2024 14:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
21
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?