Koeman i shqetësuar para Rumanisë: E kemi kapacitetin për të luajtur më mirë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Korrik, 2024 14:47 Përditësuar

Koeman i shqetësuar para Rumanisë: E kemi kapacitetin për të luajtur më mirë

Dita e martë, do të jetë edhe dita e fundit sa i përket raundit të 16-ave të Euro 2024, në të cilën do të luhen dy sfida Rumani-Holandë si dhe Austri-Turqi. Padyshim spikat sfida Rumani-Holandë, me “tulipanët”, që janë favoritët kryesorë në letër, por që duhet të tregohen të kujdesshëm përballë një Rumanie, që nuk ka asgjë për të humbur.

Holanda nuk ka treguar vazhdimësi deri tani në këtë evropian, pasi e nisi shumë mirë pas fitores me Poloninë në ndeshjen e parë, por në dy ndeshjet e tjera në grup, loja e të besuarëve të Ronald Koeman la shumë për të dëshiruar.

Barazim pa gola me Francën, por mbi të gjitha humbja 2-3 ndaj Austrisë, ngriti këmbanat e alarmit tek “portokallinjtë”, të cilët u kualifikuan, pasi u renditën të tretët në grupin e tyre.

Në konferencën e zakonshme për shtyp përpara sfidës, u pa një Koeman i shqetësuar, pasi edhe ai e di fare mirë se tani gabimet nuk lejohen më.

“Jemi të kënaqur që luajmë në këtë fazë, por padyshim mund të luajmë më mirë. E kemi kapacitetin si skuadër për ta bërë diçka të tillë. Ndaj Francës dhe sidomos ndaj Austrisë ishim të “varfër”, nuk krijuam. Duhe të marrim më shumë përgjegjësi në fushën e lojës.

Sfida Rumani- Holandë do të luhet të marten e 2 Korrikut, ora 18:00, në Allianz Arena të Mynihut dhe do të drejtohet nga gjyqari i mirënjohur gjerman Felix Zwayer.

19
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Korrik, 2024 14:47 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
19
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?