Portugezi Pepe kalon rekordin e portierit legjendar të Anglisë
Tjetër rekord historik për mbrojtësin Pepe. Në moshën 41-vjeç e 126 ditë, portugezi bëhet lojtari më i vjetër që aktivizohet në një ndeshje të fazës eliminatore në turne të mëdha (Kupa e Botës dhe Europian), duke thyer kështu rekordin e portierit Piter Shilton, në Botërorin e vitit 1990, thjesht një mjeshtër i këtij sporti.