“E urrej humbjen”, Xhaka: Kurrë nuk kisha parë Itali si kjo, i mundëm pa zbritur në fushë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 2 Korrik, 2024 11:49

“E urrej humbjen”, Xhaka: Kurrë nuk kisha parë Itali si kjo, i mundëm pa zbritur në fushë

Zvicra ia doli me sukses ndaj Italisë në 1/8-tat e Euro 2024, teksa helvetët i mposhtën axurrët me rezultatin 2-0, për më tepër edhe duke dominuar me lojë.

Të udhëhequr nga Granit Xhaka në rolin e kapitenit, Zvicra përgatitet për ndeshjen e çerekfinales ndaj Anglisë. Megjithatë, Xhaka në një intervistë të fundit i rikthehet edhe njëherë ndeshjes me italianët ndërsa thekson se ai kurrë nuk e kishte parë Italinë në një nivel kaq të dobët.

“Unë urrej të humbasë, edhe në stërvitje nuk e pranoj humbjen. Unë dhe Akanji zhvilluam një sezon të madh, ashtu si edhe tre lojtarët që vijnë nga Bologna. Në përgjithësi të gjithë lojtarët kanë bërë mirë këtë sezon dhe ne jemi të “uritur” për më shumë. Italinë nuk e kisha parë kurrë në këtë gjendje, ishte shumë në vështirësi. Mendoj se ne e fituam ndeshjen ende pa zbritur në fushë, kështu bënë edhe ata me ne para tre vitesh.

Jam shumë krenar për atë që kemi treguar, jam krenar për çdo pjesëtar të skuadrës dhe stafit, sepse kjo që kemi arritur është shumë speciale. Jo vetëm për rezultatin, por edhe për performancën dhe lojën e shprehur. Kemi luajtur në nivel të shkëlqyeshëm dhe kemi qenë mentalisht shumë mirë, edhe pse përballë kishim një kundërshtar prestigjioz.

E kishim në mendje atë disfatë 3-0 ndaj Italisë para tre vitesh. Por, këtë herë treguam shumë shpirt skuadre dhe arritëm një objektiv që ishte mëse i merituar. Çdo fitore na shton më shumë besimin, ishim të disiplinuar taktikisht edhe me topin në zotërim, por edhe kur kundërshtari e kishte topin në kontroll”, u shpreh Xhaka.

16
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 2 Korrik, 2024 11:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
16
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?