Cristiano Ronaldo: Sfida me Francën? Do të shkojmë në luftë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Korrik, 2024 09:45

Cristiano Ronaldo: Sfida me Francën? Do të shkojmë në luftë

Duket se emocionet, stresi, frika dhe lotët e ndeshjes së 1/8-ave të Euro 2024 ndaj Sllovakisë janë lënë pas nga Cristiano Ronaldo.

Portugalia e tij arriti të fitojë falë llotarisë së 11-metërshave, duke shkuar në çerekfinale, ku i pret Franca. Sulmuesi portugez foli për betejën mes Francës dhe Portugalisë.

“Franca është një ekip favorit në këtë kompeticion, bashkë me Gjermaninë dhe Spanjën. Ndaj, ne na pret një ndeshje e vështirë. Do të shkojmë në luftë. Gjithsesi, skuadra jonë po bën mirë. Ky sukses i fundit ishte një shpërthim energjie. Kam dhënë dhe do të jap gjithmonë maksimumin me këtë fanellë. Këtë gjë e bëj prej 20 vitesh. Humba penalltinë gjatë ndeshjes, por doja të isha i pari që të shënoja kur nisën penalltitë, pasi jam kapiteni dhe marr përgjegjësi përsipër”, tha Ronaldo.

“Nuk kam pasur kurrë frikë t’i përballoj gjërat ballë për ballë dhe nuk do të dorëzohem kurrë. Të bëj njerëzit të lumtur është ajo që më motivon më shumë”, tha sulmuesi e kapiteni portugez.

“Fakti që ky është kampionati im i fundit Europian nuk më prek aq shumë sa ndjenja e gëzimit që ndjej kur shoh tifozët e mi, familjen time dhe dashurinë që ata kanë për mua. Ndaj dua ta mbyll ashtu si duhet”, tha mes tjerash Kristiano Ronaldo.

10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Korrik, 2024 09:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?