Lionel Messi merr vendimin për Lojrat Olimpike në Paris

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Korrik, 2024 13:13

Lionel Messi merr vendimin për Lojrat Olimpike në Paris

Lionel Messi nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Argjentinës në Lojërat Olimpike “Paris 2024” që fillojnë këtë muaj në kryeqytetin francez. Trajneri Havier Maskerano përfshiu katër fitues të Kupës së Botës në skuadrën e tij, duke përfshirë sulmuesin Julian Alvarez dhe mbrojtësin Nikolas Otamendi.

37-vjeçari Messi, i cili ka luftuar me dëmtime këtë vit, aktualisht po garon në Kupën e Amerikës me synimin për të mbrojtur titullin kontinental që fitoi në vitin 2021. “Pleshti” fitoi medaljen e artë në Pekin, në vitin 2008, në të vetmen pjesëmarrje olimpike të tij.

Turneu olimpik i futbollit për meshkuj është i rezervuar për skuadrat nën 23 vjeç, por tre lojtarë mbi moshën lejohen në secilin ekip. Maskerano, i cili fitoi medaljen e artë olimpike si lojtar në 2004 dhe 2008, do të përfshijë portierin Xheronimo Rulli, Otamendi dhe Alvarez në skuadrën e tij për Parisin pas përfundimit të Kupës së Amerikës.

Në lojëra do të jetë edhe mesfushori i River Plejtit, Klaudio Eçeverri, i huazuar nga Man. Siti. Argjentina do të bëjë debutimin e saj në Lojërat kundër Marokut më 24 korrik. Në këtë grup janë edhe Iraku me Ukrainën.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Korrik, 2024 13:13