De Ligt ka prioritet transferimin tek Manchester United

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Korrik, 2024 14:05

De Ligt ka prioritet transferimin tek Manchester United

Mathijas de Ligt i ka dhënë dritën jeshile skuadrës së Manchester United për një transferim të mundshëm të tij tek djajtë.

Pasi bisedimet mes agjentit të tij dhe Paris Saint-Germain janë ndalur, mbrojtësi i jep përparësi Manchester United.

“Djajtë e Kuq” janë duke negociuar me Bayernin për arritjen e marrëveshjes.

Aventura e De Ligtit te Bayerni nuk shkoj ashtu siç e kishte paraparë lojtari dhe tani po mendon për një skuadër të re.

De Ligt pati probleme edhe te Juventusi dhe asnjëherë nuk gjeti formën e njëjtë siç e pati në Ajax.

Kujtojmë se në vitin 2019, holandezi u largua nga Ajaxi për t’u transferuar tek ‘Zonja e Vjetër’ ku luajti tri sezone dhe u largua në drejtim të bavarezëve.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Korrik, 2024 14:05