Euro 2024 | Premier League kërkon Diogo Costa

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Korrik, 2024 14:18

Euro 2024 | Premier League kërkon Diogo Costa

Performanca fantastike ndaj Sllovenisë e ka shndërruar Diogo Costa në futbollistin më të kërkuar në merkato. 24-vjeçari është tashmë objektiv i disa skuadrave, kryesisht atyre të Premier League angleze.

Ai ka një klauzolë lirimi prej rreth 70 milionë euro në kontratën e nënshkruar në nëntor 2022, ndërsa marrëveshja mes palëve zgjat deri në 2027. Sipas mediave interesi është i lartë për lojtarin e Portos nga skuadrat kryesore si Chelsea, Manchester City, Newcastle dhe Wolves.

Blutë e Londrës duket se do të jenë më të favorizuar në këtë pikë, pasi Costa ishte gati të kalonte në kryeqytetin anglez verën e shkuar. Në fakt, kartoni i tij iu sugjerua Chelsea, por drejtuesit ndryshuan mendje duke shpenzuar pothuajse 40 milionë euro për dy portierë që në fund zhgënjyen.

E ardhmja e Ederson nuk është e sigurtë dhe kjo ka shtyrë Manchester Cityn për të ndërhyrë në merkato. Costa shihet si opsion tepër i favorshëm, pavarësisht se vlera e kartonit të portugezit në treg pritet të rritet pas asaj që ka treguar në Euro 2024.

10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Korrik, 2024 14:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?