“Bayraktarët e Kosovës kanë vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe”, Ministria e Mbrojtjes i përgjigjet Vuçiqit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Korrik, 2024 19:41

“Bayraktarët e Kosovës kanë vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe”, Ministria e Mbrojtjes i përgjigjet Vuçiqit

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka mohuar deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq se gjoja “dronët Bayraktar kanë vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe”.

Nga ky departament thuhet se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk koordinojnë operacionet me dron jashtë kufijve të Kosovës. Ministria e Mbrojtjes ka theksuar se qëllimi i kapaciteteve të saj është të mbështesë operacionet brenda territorit të Kosovës.

“Kjo njësi është projektuar për të përdorur avionë pa pilot dhe normalisht kryen operacione edhe me dron TB2. Nuk ka asnjë lajm që ne të kryejmë operacione jashtë kufijve të Kosovës apo të koordinojmë me dikë. Qëllimi i kapaciteteve tona ajrore është të mbështesim operacionet në territorin e Kosovës”, ka thënë Ministria e Mbrojtjes në një përgjigje për The Geopost.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar se dronët “Bayraktar” TB-2 të cilët Qeveria e Kosovës i ka blerë nga Turqia, më 5 dhe 6 qershor janë ngritur në lartësi prej 5800 metra me synimin për të vëzhguar pozicionin e ushtrisë serbe.

“I kemi shikuar si pëllëmbën e dorës dhe po të ishte ndonjë kohë tjetër nuk do të qëndronin gjatë në ajër, pasi është hapësira ajrore nën kontrollin e KFOR-it, ne e respektojmë hapësirën e KFOR-it, ata po bëjnë punën e tyre, ne po bëjmë tonën”, ka deklaruar Vuçiq.

Ishte e diela e 16 korrikut, kur arma më e rëndë që posedon Kosova u bë droni “Bayraktar TB-2”. Me shpejtësi rreth 220 kilometra në orë, droni turk në qiell mund të fluturojë mbi 27 orë pa ndërprerë.

Sa dronë i ka blerë Kosova nga Turqia nuk dihet, por “Bayraktar-i“ turk, është prezantuar zyrtarisht në njërën nga bazat e FSK-së.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Korrik, 2024 19:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?