Osmani, ka dhënë detaje për qëndrimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të Samitit të NATO-së

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 19:39

Osmani, ka dhënë detaje për qëndrimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të Samitit të NATO-së

Presidentja tha se trajtimi që iu bë Kosovës nga ShBA ishte tejet i veçantë dhe se sipas saj kjo u arrit falë bashkëpunimit të ngushtë të presidencës.

“Është e mundur kur punon afër me aleatin strategji dhe presidenca e Kosovës e ka bërë këtë, duke kuptuar që sukseset e Kosovës janë shumë afër të ndërlidhura me bashkëpunimin me ShBA. Asnjë sukses i Kosovës nuk ka ekzistuar pa pasur mbështetje nga ShBA. Ata janë aleati kryesor strategjik dhe i sigurisë”, tha ajo.

Ajo tutje tha se Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken i dha jehonë sukseseve të Kosovës, madje e veçoi atë nga gjitha shtetet pjesëmarrëse.

“Kur punon shumë afër, kur ata të shohin si partner, kur shohin që Kosova mund të jep kontribut, siç ishin dy aktivitetet e NATO-së. Atëherë ata jo që e ftojnë presidenten e Kosovës, por i japin jehonë suksesit të Kosovës, para gjitha shteteve pjesëmarrëse”, tha Osmani për RTV Dukagjini.

“Blinken e veçoi vetëm shtetin e Kosovës dhe pjesëmarrjen e presidentes nga gjitha shtetet që ishin aty pjesëmarrës në hapjen e samitit të NATO-së, duke treguar për rolin udhëheqës që po e bëjmë ne dhe në veçanti presidenca e republikës në agjendën për gratë paqen dhe sigurinë… Kosova mund të jetë vend i vogël por mund të japë shembull të madh. Mund ta arrijmë këtë nëse e ruajmë aleancën me ShBA si sytë e ballit”, vijoi ajo.

Osmani ftesën e presidentit amerikan, Biden e ka quajtur si mesazh të fuqishëm për Kosovën duke thënë se është treguar se rruga e Kosovës drejt NATO-s është e pakthyeshme dhe është potencuar rëndësia e jashtëzakonshme e partneritetit ShBA-Kosovë.

“Kosova është e nderuar shumë nga Shtëpia e Bardhë, me Bidenin në veçanti me ftesën për të marrë pjesë në aktivitetin përmbyllës. Kjo ftesë ka dhënë mesazh të fuqishëm se rruga e Kosovës drejt NATO-s është e pakthyeshme, ka treguar rëndësinë jashtëzakonisht të madhe që ShBA-të i japin partneritetit me Kosovën”, ka deklaruar Osmani.

Pjesëmarrjen në këtë samit, e para e vendit e ka cilësuar si pjesëmarrje historike për Kosovën.

“Në përgjithësi ishte pjesëmarrje historike për Kosovën, që tregoi përkushtimin e Aleancës dhe ShBA-së me Kosovën”, ka vijuar Osmani.

Osmani ka thënë se ShBA-të e mundësuan këtë për Kosovën, përkundër që Kosova nuk është anëtare e NATO-s e Partneritetit për Paqe.

Ajo ka treguar se çfarë ka biseduar me presidentin amerikan, Joe Biden.

“Biseduam për kontributin që ka dhënë djali i tij i ndjerë, Boe Biden në fushën e sundimit të ligjit, përveç kësaj në aktivitetet e parë të këtij samiti, biseduam për hapat përpara që duhet të bëjmë. Administrata ka treguar përkushtim të veçantë, që siguria në Kosovë të mbahet në nivel të lartë. Përkushtimi i vetë presidentit Biden tregon se ShBA-të do vazhdojnë me përkrahje të palëkundur për shtetin tonë”, ka theksuar Osmani.

Osmani ka thënë se Biden ka bërë çmos që si presidente të jetë e pranishme në këtë samit.

“Ky është mesazh për skeptikët e NATO-s që me rolin udhëheqës të ShBA-së e kanë shpëtuar një popull nga shfarosja, e tashmë jemi shtet demokratik. Administrata e Biden ka bërë çmos që unë si presidente të jem e pranishme, tregon përkushtim të veçantë”, ka potencuar ajo.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 19:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?