Osmani me Makronin për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 20:37

Osmani me Makronin për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me homologun e saj francez, Emanuel Makron, me të cilin ka biseduar për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Kosovës dhe Francës, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina

Në një postim në faqen e saj në platformën “X”, pas takimit të mbajtur në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington, Osmani ka thënë se me Makron ka diskutuar ndër të tjera edhe për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

Një bisedë kuptimplotë me presidentin Emanuel Makron në Samitin e NATO-s në Uashington, për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, reformat në sundimin e ligjit dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës“, ka shkruar Osmani.

Osmani në Uashington merr pjesë në aktivitetet në kuadër të Samitit të NATO-s, ku shënohet 75 vjetori i kësaj organizate, ndërsa i dedikohet axhendës për gratë, paqen dhe sigurinë.

Siç ka bërë të ditur kabineti i saj, ajo ka marrë pjesë edhe në aktivitetin përfundimtar të Samitit, ku ka biseduar me presidentin e SHBA-së, Xho Bajden, të cilin e ka falënderuar për kontributin dhe përkushtimin e dhënë për Kosovën.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 20:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?