Kosovari dënohet me 15 vite burg për krime lufte ndaj shqiptarëve në vitin 1999

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 22:19

Kosovari dënohet me 15 vite burg për krime lufte ndaj shqiptarëve në vitin 1999

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuait Muhamet Alidemaj për shkak se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Krimi i luftës kundër popullsisë civile

Përmes një komunikate për medie bëhet e ditur se i akuzuari Muhamet Alidemaj është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjetësh, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar nën masën e paraburgimit prej datës 31.03.2021 e tutje. Të akuzuarit Alidemaj i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, por jo më tepër se dënimi i shqiptuar.

Gjatë periudhës kohore 24 mars 1999 – 11 qershor 1999, gjatë kohës së luftës në Kosovë, i akuzuari M.A me dashje dhe në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, kishte shkelur rëndë rregullat e së drejtës ndërkombëtare gjatë kohës së luftës kundër popullsisë civile dhe pasurisë së tyre, në shkelje të nenit 3 të përbashkët për katër Konventat e Gjenevës të datës 12 Gusht të vitit 1949 dhe Protokollet shtesë, në atë mënyrë që me datë 28 mars 1999 në fshatin Izbicë, në orët e hershme të mëngjesit, i akuzuari së bashku me forcat ushtarake dhe policore serbe zbritën nga mali në drejtim të fshatit, shkuan tek vendi ku ishin të grumbulluar popullsia civile, fillimisht i ndajnë gratë dhe fëmijët nën moshën 12 vjeçare nga turma dhe nën kërcënimin e armëve i detyruan që të shkojnë në drejtim të Shqipërisë, ndërsa burrat e mbetur i ndanë dhe i ekzekutuan me armë automatike duke i vrarë 130 persona, prej të cilëve 114 viktima u identifikuan”, thuhet në komunnikatë.

Po ashtu, i akuzuari së bashku me pjesëtaret të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në trajtimin çnjerëzor, cenimin e integritetit trupor dhe të shëndetit, zhvendosja, grabitja dhe shkatërrimi i pasurisë civile, ashtu që me të hyrë në fshatin Izbicë, fillimisht i detyruan me dhunë civilët shqiptarë që të largoheshin nga shtëpitë e tyre nën kërcënimin e armëve dhe i grumbulluan në një livadh në mes të fshatit.

Tutje bëhet e ditur se i akuzuari së bashku me 4 persona të paidentifikuar,nën kërcënimin e armëve ju plaçkiten të gjitha sendet personale me vlerë dhe parat, disa burra u sulmuan brutalisht dhe pësuan plagë të rënda nga sulmi i dhunshëm, kurse grat dhe fëmijët nën kërcënimin e armëve u detyruan që të braktisnin shtëpitë e tyre dhe të nisen drejt Klinës duke i urdhëruar që të shkojnë në Shqipëri, me këtë në bashkëkryerje, e ka kryer veprën penale Krimi i luftës kundër popullsisë civile.

Ndërsa për pikën 2 të dispozitivit të aktakuzës, gjykata merr aktgjykim refuzues ndaj të pandehurit M.A, pasi prokurori është tërhequr nga kjo pikë e aktakuzës.

“Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në komunikatë.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 22:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?