Integrimi, Varhej: Kosova dhe Serbia të vazhdojnë dialogun

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Korrik, 2024 20:03

Integrimi, Varhej: Kosova dhe Serbia të vazhdojnë dialogun

Komisionari Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Oliver Varhej, gjatë Konferencës së Komisioneve Parlamentare për Çështjet e BE-së në Budapest, ka thënë se pret që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë dialogun për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, raportojnë mediat kosovare.

Sipas burimeve nga Budapesti, komisionari Varhej ka deklaruar se rrugët evropiane për Kosovën dhe Serbinë kalojnë nëpërmjet dialogut, derisa i ka bërë thirrje Kosovës që ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese draftstatutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Presim që palët të vazhdojnë përpjekjet e vazhdueshme për de-përshkallëzimin dhe përparimin në zbatimin e obligimeve të tyre në kuadër të dialogut, duke filluar me dërgimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.”, raportohet të ketë deklaruar Varhej në fjalimin e tij.

Varhej ka folur edhe për gjendjen aktuale të procesit të zgjerimit të BE-së, duke shprehur besimin se Komisioni i ardhshëm do të jetë Komisioni i Zgjerimit. Sipas tij, BE-ja është e angazhuar në sigurimin e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Korrik, 2024 20:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?