Konjufca uron Spiropalin: Mezi pres të nisim punën e përbashkët e të thellojmë bashkëpunimin

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Korrik, 2024 21:15

Konjufca uron Spiropalin: Mezi pres të nisim punën e përbashkët e të thellojmë bashkëpunimin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka ururar homologen e  tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali e cila sot u zgjodh kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.

I pari i Kuvendit Glauk Konjufca ka shkruar në profilin e tij në rrjetin social Facebook, se mezi pret që të nis punën e përbashkët për të vijuar dhe thelluar edhe më tej bashkëpunimin.

“Urimet e mia znj. Elisa Spiropali për zgjedhjen e saj si Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Mezi pres që të nisim punën e përbashkët për të vijuar dhe thelluar edhe më tej bashkëpunimin mes kuvendeve tona, duke i shërbyer interesit të përbashkët të shteteve tona, të qytetarëve tanë dhe popullit tone”, ka shkruar Glauk Konjufca.

Sipas tij Kosova dhe Shqipëria janë pranë njëra-tjetrës në çdo rrethanë e në secilën fushë.

“Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë natyrshëm janë pranë njëra-tjetrës në çdo rrethanë e në secilën fushë, duke përfshirë edhe atë politike. Është detyra jonë si politikanë dhe krerë institucionesh që ta vijojmë punën tonë dhe të institucioneve tona në nivel të kësaj natyrshmërie. Jam i bindur se në këto parime do ta kemi të drejtuar bashkëpunimin tonë me znj. Spiropali, si krerë të institucioneve legjislative dhe të gjithë punën që ndërlidhet me këto institucione”, ka shkruar dnër të tjera Glauk Konjufca.

“Punë të mbarë e suksese sa më të mëdha për znj. Elisa Spiropali në këtë detyrë të re e të rëndësishme në krye të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar ndër të tjera kreu I Kuvendit, Glauk Konjufca.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Korrik, 2024 21:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?