Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se çdo vendim që merret nga secila palë në dialog duhet të bëhet në suaza të linjave të këtij procesi, kjo duke folur për mundësinë e hapjes së Urës së Ibrit.
Në një konferencë për media, ai ka theksuar se rihapja e urës është çështje dialogu, dhe “çdo vendim për hapjen duhet të bëhet në kuadër të dialogut”.
“Ne kurrë nuk spekulojmë për skenaret ‘nëse’. Qëndrimi ynë i përgjithshëm është se marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut duhet të zbatohen, ky është një detyrim i kahershëm për të dyja palët”
“Dhe çfarëdo hapash dhe veprimesh që do të ndërmerren, që kanë ndikim në njërën anë dhe në tjetrën, duhet të zgjidhen, diskutohen dhe çohen përpara në kuadër të dialogut, dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Stano. /Klankosova.tv
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
1 Gusht, 2024 19:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.