Qeveria i kërkon menaxhmentit të Trepçës t’i ulë shpenzimet dhe ta rrisë prodhimin

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Gusht, 2024 19:39

Qeveria i kërkon menaxhmentit të Trepçës t’i ulë shpenzimet dhe ta rrisë prodhimin

Qeveria e Kosovës tha të enjten se është e “përkushtuar” për të përkrahur ndërmarrjen Trepça, për zhvillim dhe rritje të potencialit ekonomik, por i bëri thirrje menaxhmentit të saj t’i ulë shpenzimet dhe ta rrisë prodhimin.

Ky reagim vjen pasi minatorët e kombinatit metalurgjik Trepça, që gjendet në Mitrovicë, e kanë ndërprerë punën në fillim të këtij muaji, për shkak se nuk u janë paguar rrogat për muajin qershor, si dhe për shkak të mungesës se shujtave ditore për ushqim.

Kryetari i Sindikatës se minatorëve, Ibrahim Jonuzi, tha të mërkurën për Radion Evropa e Lirë se minatorët nuk do ta rifillojnë punën, nëse s’iu paguhen pagat.

Kryeshefi ekzekutiv i Trepçës, Bashkim Kurti, tha se ka kërkuar mjete shtese nga qeveria për të ekzekutuar pagat e minatorëve.

Në një deklaratë për media, Qeveria nuk specifikoi nëse do të ndajë mjete shtesë për pagat, por tha se “përkrahja varet nga plani dhe zotimi konkret që do të ulen shpenzimet dhe të rifillojë rritja e prodhimit.”

Ajo tha se në gjysmën e parë të këtij viti i ka ndarë një subvencion prej 3. 3 milionë eurosh, por “ndërmarrja ka operuar më humbje si rezultat i ngecjeve në prodhim dhe të hyrave të pamjaftueshme,”

Këto mjete nuk u kanë mjaftuar për të siguruar mbulimin e shpenzimeve operative dhe pagave të punonjësve.

“Qeveria e Kosovës pret nga ndërmarrja që të sigurojë rritje të prodhimit të të hyrave dhe ulje te shpenzimeve, si mënyrën e vetme për të arritur stabilizim të gjendjes operative dhe financiare të ndërmarrjes dhe kompensim të rregullt të punonjësve në mënyrë të qëndrueshme,” thuhet në komunikatë për media.

Në Trepçë punojnë gjithsej 1.200 minatorë, derisa paga mesatare e tyre, është 740 euro.

Në një situatë të ngjashme, minatorët e Trepçës e kanë gjetur veten disa herë edhe gjatë vitit të kaluar.

Në fund të muajit tetor të vitit 2023, për dhjetë ditë me radhë ata qëndruan në grevë brenda minierës pikërisht për shkak të mosrealizimit të pagave dhe ankesave për kushtet e punës.

Produktet kryesore që Trepça prodhon janë koncentratet e plumbit dhe zinkut me përmbajtje të argjendit, arit dhe elementeve të tjera. Miniera e Stantërgut, që gjendet në rajonin e Mitrovicës, është vendburimi kryesor i nxjerrjes së xehes./REL

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Gusht, 2024 19:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?