Takimi Kurti-Mickoski – “Ramadani” e “Monstra”, sinjale të holla pajtimi

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Gusht, 2024 19:10

Takimi Kurti-Mickoski – “Ramadani” e “Monstra”, sinjale të holla pajtimi

Sinjale të holla pajtimi rreth çështjes së ish luftëtarit të UÇK-së Blerim Ramadani, por edhe të dy të dënuarve me burgim të përjetshëm për rastin Monstra, të cilët kërkohen për të katërtën herë për ekstradim nga autoritetet e Maqedonisë, shkruan Alsat.

Kurti u shpreh se për hir të marrëdhënieve pozitive që synojnë vendet, aktgjykimet nga gjykatat e Maqedonisë do të tregojnë rrugën se ku do të ecim, pa thënë qartë se këtë rrugë e ka trasuar veçse praktika gjyqësore e deritanishme.

Nga ana tjetër, edhe kryeministri Mickosi tha se në këtë rrugëtim nuk e ka lënë jashtë edhe çështjen e kushërinjve Demiri e Ismailoviq.

“Nuk është rasti i parë që na ndodh kjo, ka pasur të tillë edhe në të kaluarën, dhe unë besoj që aktgjykimet e gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga e kaluara tregojnë qartë rrugën në të cilën do të ecim në të ardhmen e afërt. ….ministrat tanë respektivë të drejtësisë do të jenë në kontakt të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshëm. Gjithçka do të shkojë në funksion të vlerës së përgjithshme që bazohet në ligj dhe në kushtetutë… Rasti i dy të arratisurve gjithashtu u ngrit, për çka, tash lënda është te prokuroria speciale e vendit tonë, dhe gjithashtu edhe për atë që po mbahet në Maqedoni të Veriut”, tha Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.

“Pak a shumë, kryeministri Kurti e dha përgjigjen për pyetjen tuaj, tre herë…. por, ja në interes të transparencës, do të përsërisë se ministrat e drejtësisë do të vazhdojnë të bashkëpunojnë, jo vetëm për këtë rast por edhe për rastin “Monstra” gjithashtu, dhe presim, sikurse thamë që në fillim, që marrëdhëniet fqinjësore e bilaterale të shkojnë në kah pozitiv, dhe jo të bëjmë prapa”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryeministër i Maqedonisë.

Blerim Ramadani u ndalua më 17 korrik në pikën kufitare të Jazhincës, mbi bazën e një fletarresti të Serbisë të lëshuar në Interpol. Ai u mbaj për disa ditë në paraburgim ekstradues në Idrizovë, dhe pastaj u lesua në arrest shtëpie në një adresë në Shkup.

Nga ana tjetër, 2 kushërinjtë Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, të dënuar me burg të përjetshëm në mungesë nga autoritet e Maqedonisë së Veriut, janë refuzuar nga ekstradimi për 3 herë me radhë nga gjykatat e Prishtinës./ Alsat.mk

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Gusht, 2024 19:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?