“Kalbja mediatike” e Tiranës infektoi Prishtinën

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Gusht, 2024 20:35

“Kalbja mediatike” e Tiranës infektoi Prishtinën

Nga Alba Malltezi

E megjithatë kolegët në Kosovë, edhe në rastin e skandalit të RTK-së, po na tregojnë se si reagohet ndaj prodhimeve të lajmeve fake, të sulmeve për shkak të mendimit ndryshe. Ata po tregojnë se e kanë një antibiotik njerëzor e profesional me vlerë. Gjë që Tirana as nuk ka dhe as ka ndërmend ta prodhojë! Ja përse.

Politika e Albin Kurtit, tashmë e hapur në flirtim me pjesën më të ndotur e regresiste të Tiranës, ka importuar në Kosovë pikërisht këtë stil që prej vitesh po lulëzon i frymëzuar nga pseudo-gazetarë të Tiranës, të cilët, nga borde ministrish, insititucionesh të panumërta, pozita institucionale të një qeverie apo të një tjetre, kanë pushtuar median dhe vetëshpiken (kur mbeten pa punë në tranzicione pushtetesh) si drejtues portalesh me të vetmin qëllim: T’i përdorin duke prodhuar fake news-e ndaj kundërshtarëve, e duke ëndërruar të rikthehen nëpër skutat e ministrive nga ku projektonin vilat e radhës mes luksit të Gjirit të Lalzit, Palasës, Ksamilit a Sarandës.

Për të rimarrë atë që një rotacion pushteti ja ka lënë në mes, janë të vendosur të përdorin në gazetari mjetet më të ulëta që mund të imagjinohen. Rastet janë të shumta e të përditshme në Shqipëri dhe të gjithë i shohim jo vetëm të publikuara nëpër portalet e këtyre ish-zyrtarëve-pasanikë, por edhe të sponsorizuara prej tyre nëpër rrjetet sociale. Kjo është gjëndja në Tiranë në dekadat e fundit dhe reagimi ndaj këti fenomeni është gati zero.

Prishtina po na vërteton se ka antitrupa dinjitozë ndaj mënyrës identike të përdorjes së pushtetit ndaj atyre që kritikojnë: nga RTK, televizioni publik i Kosovës i përdorur në të njëjtën formë si në Tiranë me rastin e sulmit ndaj “Nacionales”, reagimi është i menjëhershëm: Debat publik total, dorëheqje nga Bordi i RTK-së dhe kërkim i të vërtetës dhe transparencës. Dhe ajo që mungon apo që është e deformuar në Tiranë (ku mbrohen gazetarë se përhapin fake news), është solidariteti dhe boshti i etikës që bashkon profesionistë të ndryshëm të fushës së medias.

Është për t’u habitur, është e pabesueshme se si individë që lidhin Tiranën e Prishtinën në eksperiencat e përbashkëta mediatike bëjnë të njëjtat intriga, të njëjtat prapaskena, të njëjtat vese, që rezultojnë përherë e më shumë humbëse dhe diskretituese. Nga Kosova po marrim një mësim të mirë!

90
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Gusht, 2024 20:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
90
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?