Yll Rugova: Alfabeti më i vjetër origjinal i shqipes: në dritën e një burimi të ri

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Gusht, 2024 20:19

Yll Rugova: Alfabeti më i vjetër origjinal i shqipes: në dritën e një burimi të ri

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare po vazhdon aktivitetin me ligjërata. Ylli Rugova nga ora 11:00 ligjëroi mbi alfabetet e hershme origjinale të shqipes: në dritën e një burimi të ri.

Alfabeti më i vjetër origjinal i shqipes: në dritën e një burimi të ri

Alfabetet origjinale të gjuhës shqipe, megjithëse përfaqësojnë një fenomen të veçantë për kulturën shqiptare, janë pak të njohura në qarqet shkencore. Deri më tash, vetëm kalimthi është folur për origjinën e këtij fenomeni. Bazuar nga një burim i hershëm, është mëtuar në vazhdimësi se alfabeti më i vjetër origjinal i shqipes vjen nga viti 1761, kur murgu tipograf Gregori i Durrësit e kishte shpikur një origjinal për gjuhën shqipe, dhe me të e kishte përkthyer praktikisht gjithë Biblën (të dy dhjatat), që do të përbënte edhe përkthimin më të hershëm të këtij libri në shqip. Një burim i ri, që ka dalë në sipërfaqe vetëm në dekadën e fundit, sjellë në vëmendje një skenar të ri sa i përket alfabeteve origjinale të shqipes, duke e përthelluar periudhën kohore deri në shekullin e XVII. Sipas këtij burimi, që ne do ta zbërthejmë këtu, një Kozma Mavrudi, që ka shërbyer edhe si Mitropolit i Durrësit me seli në Elbasan, përshkruhet si autor i një alfabeti origjinal të shqipes gjatë kohës sa ka vepruar në këtë hapësirë gjeografike. Duke qenë se Kozmai ka vdekur në dhjetorin e vitit 1702, alfabetin e tij doemos duhet vendosur si të para këtij viti. Në këtë artikull do të shpalosim shtigje të reja rreth këtij alfabeti, dhe nxitjen eventuale që mund ta ketë pasur në zhvillimin e mëvonshëm të dukurisë së shpikjes së germave të veçanta për gjuhën shqipe në mesin e shqiptarëve.

Ligjëratat në kuadër të Seminarit vazhdojnë të mbahen në Bibliotekën Kombëtare.

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Gusht, 2024 20:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?