Berisha si avokat i mbetjeve toksike të “Kurum”-it

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Gusht, 2024 20:59

Berisha si avokat i mbetjeve toksike të “Kurum”-it

Nga Mero Baze

Skandali I mbetjeve toksike është zbardhur së paku se të kujt janë. Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet e para për ngarkesat e dy anijeve që janë bllokuar nga Tajlanda dhe ka konstatuar se janë mbetje të shitura nga kompania “Kurum” si oksid hekuri për një kompani të lincesuar për eksport të mbetjeve .

Nuk e përjashtojmë mundësinë, se si shitësi, ashtu dhe blerësi ta dinin se çfarë ishin realisht mbetjet, por së paku në letra kemi një shitje të deklaruar si mbetje oksidi ndërkohë që janë pluhura furnaltash me përzierje kompntentësh të rrezikshëm të prodhuara nga veprimtaria e “Kurum”.

Pasi Ministria e Mjedisit e evidentoi këtë fakt, Kurum” nxitoi ta përgënjeshtroj duke luajtur me fjalët dhe duke deklaruar se ata nuk kanë eksportuar mbetje. Në fakt I kishin shitur me një deklaratë të rremë për përmbajtjen një eksportuesi.

Dje tek rrugica poshtë penxheres së Berisha, takimi I mbasdites u hap me një monitor të madh, në të cilën u shpalos deklarata e “Kurum”-it dhe një fjalim I gjatë iu Berishës që akuzonte Dumanin pse nuk hetonte skandalin, duke u bazuar tek deklarata e “Kurum”-it.

Vet “Kurum”-i nuk ka guxuar dot kaq shumë sa Berisha. Ata bën një deklaratë në fillim por pastaj kur prokuroria mori deklaratat zyrtare të atyre që ua ka shitur mallin, heshtën dhe po shikojnë hallin e tyre si të shpëtojnë nga kjo histori. I vetmi avokat I pamposhtur I tyre mbetet Berisha I cili e ka filluar procesin gjyqësor maj penxheres.

Tani që një biznesmen I madh, të ketë respekt për një ish kryeministër që e ka bërë milioner me një firmë, sic është formalisht rasti I Berishës me “Kurum”-in me katër hidrocentralet, ka kuptim. Në fund të fundit është mirënjohje për një rast që nuk I vjen më në jetë.

Por që një kryeministër të ketë kaq shumë respekt, për një biznesmen të cilit I ka bërë nderin e jetës, është pak e dyshimtë. Madje të kujdeset për të dhe 11 vite pasi ja ka bërë atë nder se mos I ndodh gjë.

Kjo tregon se më shumë nder ka shanse ti ketë bërë “Kurum”-i Berishës se sa ky I fundit “Kurum”-it. Kështu shpjegohet pse Berisha të jetë më I zjarrte se vet “Kurumi” në këtë mbrojtjen që po i bën në këtë rast.

Problemi është se me zellin dhe makthin e tij për “Kurum”-in nuk e ndihmon dot as “Kurum”-in, as hetimin e as veten nëse ka ndonjë hall me “Kurum”- in.

Ky është një rast që tani e ka në dorë drejtësia. “Kurum”-i mund të jetë një nga fajtorët, por ka dhe plot hallka të qeverisë që janë përgjegjëse. Të gjitha do të hetohen.

Por deri tani i vetmi që po bën si I shkalluar nga trutë pse po preket “Kurum”-i është vetëm Berisha. Pronari formal I “Kurum”-it duket shumë më I qetë.

90
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Gusht, 2024 20:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
90
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?