Mickoski: Duhet ta çlirojmë Maqedoninë nga krimi

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Gusht, 2024 21:32

Mickoski: Duhet ta çlirojmë Maqedoninë nga krimi

Fatkeqësisht, recidivet e së kaluarës vazhdojnë të na ndjekin, por nuk do të lejojmë që strukturat kriminale të mbeten pa u ndëshkuar, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me të shtënat e mbrëmshme në Tetovë, ku një person u qëllua për vdekje nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Mickoski theksoi se kjo qeveri do të dënojë, duke treguar disa shembuj se si ka reaguar menjëherë policia kur ka pasur incidente të ngjashme në periudhën prej ardhjes së VMRO-DPMNE-së në pushtet. Mickoski po ashtu theksoi se drejtësia duhet të zbatohet për të gjithë dhe se lufta kundër krimit do të vazhdojë.

“Rasti i dytë, ai akt monstruoz i vrasjes që ndodhi në qendër të qytetit afër Mavrovasjes, ju e dini se autorët u arrestuan menjëherë me vendosmëri, menjëherë, të gjithë ata që morën pjesë në atë akt të shëmtuar u arrestuan, sa u përket ngjarjeve të djeshme në Tetovë, ku një person i kërkuar me urdhërarrest për kryerjen e shumë veprave penale, përfshirë edhe vrasjen, u ka bërë rezistencë pjesëtarëve të MPB-së, ka pasur shkëmbim zjarri dhe në atë shkëmbim zjarri është qëlluar dhe u është nënshtruar plagëve të marra gjatë transportit për në spital. Drejtësia do të zbatohet për të gjithë dhe drejtësi duhet të ketë në të gjithë territorin dhe të gjithë ta dinë se po hyjmë në një betejë të ashpër me krimin kudo, qoftë në politikë, qoftë në rrugë, duhet ta çlirojmë Maqedoninë nga krimi”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Gusht, 2024 21:32