Policia në aksion, drogë e armë pa leje tek personat e kontrolluar

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 19:03

Policia në aksion, drogë e armë pa leje tek personat e kontrolluar

Më 25 gusht, në qendër të Shkupit, policia ka arrestuar një 31-vjeçar nga Brazili me qëndrim të përkohshëm në vend, të cilit i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Po të njëjtën ditë në Bit Pazar policia ka privuar nga liria një 35-vjeçar nga Shkupi për shkak se i është gjetur lëndë pluhuri ndërsa një ditë më parë policia ka gjetur drogë te pesë persona në aheng në vendin e quajtur Babuna në rrethinën e Velesit. Këto janë vetëm një pjesë e serisë së aksioneve policore në të cilat policia ka arrestuar dhe ka sekuestruar drogë gjatë fundjavës. Derisa aksionet zhvillohen në të gjithë vendin, shumica e rasteve janë regjistruar në kryeqytet dhe janë pjesë e aksionit të madh policor të Ministrisë së Brendshme për qytet të sigurt.

“Vetëm gjatë ditës së djeshme, zyrtarët policorë të SPB kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete të intensifikuara për qytet të sigurt të Shkupit, ku janë identifikuar 85 persona në më shumë se 20 lokacione dhe janë kontrolluar. Po ashtu janë kontrolluar 38 mjete motorike dhe 3 motoçiklistë, katër persona janë privuar nga liria sipas nenit 215 të Kodit Penal dhe dy persona për armëmbajtje pa leje”, tha Goce Andreevski, zëdhënës i MPB-së.

Ministria e Brendshme njofton se kontrollet e intensifikuara policore do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa gjatë aksioneve të deritanishme, siç mësohet, tre ditë më parë policia ka gjetur edhe drogë në posedim të një nëpunësit policor 25-vjeçar nga Karposhi i Shkupit.

“Më 23.08.2024, në ora 17:00, zyrtarët policorë nga njësia e tregtisë ilegale në SPB Shkup e kanë privuar nga liria personin me iniciale D.R nga Shkupi. Gjegjësisht, gjatë kontrollit në banesën e tij në zonën e Karposhit, i kryer me urdhër të gjykatës, është gjetur dhe konfiskuar marijuanë. Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, u shpreh Goce Andreevski, zëdhënës i MPB-së.

Kohëve të fundit policia po kryen kontrolle të shtuara me qëllim të rritjes së sigurisë. /Alsat.mk

19
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 19:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
19
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?